• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy shqiptarë të vrarë në Athinë, flitet për një atentat të planifikuar (VIDEO)

19/12/2022
Dy shqiptarë të vrarë në Athinë, flitet për një atentat të planifikuar (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve 41 dhe 44 vjeç në Athinë. Identiteti i tyre ende nuk është zbuluar, por raportohet se njëri prej tyre ka qenë bodyguard klubesh nate. Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa dyshohet se ekzekutimi ishte planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, njëri nga viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makina me kubike të madh.

Si ndodhi vrasja?

Ishte ora 21:30 minuta kur në një lokal, në një nga zonat më të preferuara të Athinës një person i armatosur dhe i maskuar hapi zjarr ndaj dy shqiptarëve.

Autori, ende i paidentifikuar u afrua në tavolinën ku ndodheshin dy shqiptarët duke i qëlluar ata me 7 plumba. Si pasojë mbeti e plagosur edhe një vajzë, e cila ndodhej në lokal. Ajo është transportuar në spital. Menjëherë pas krimit, autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i kësaj vrasje të dyfishtë është larja e hesapeve.

Dëshmitarët

Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.

“Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.

https://www.youtube.com/watch?v=pw7uO54dvPE

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al