• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy standardet e Greqisë për marrjen e shtetësise. Pse përfitojnë personat problematikë me ligjin

19/12/2024
Dy standardet e Greqisë për marrjen e shtetësise. Pse përfitojnë personat problematikë me ligjin

Nga Marko Caka, Nju Jork

Nëse nuk do ta mësoja ngjarjen e bujshme të kësaj fundjave në kryeqytetin helen ku vrasja e një shqiptari me rekord kriminal tronditi gjithë opinionin grek nuk do të kisha hedhur këto rreshta në lidhje me historinë aplikimit për marrjen e shtetësisë greke.

Vrasjet tipike mafioze kanë vite që shqetësojnë shtetin fqinj, por këtë radhë nuk u morën me vrasësit sesa më shumë u morën me të shkuarën e viktimës, i cili u qëllua për larje hesapesh. Por vemendjen e morën me shumë historia e jetës së tij, të aventurës së tij kriminale dhe lidhjet e tij me strukturat e shtetit të cilin e kishin pajisur edhe me pasaportë greke.

Bëhet fjalë për 47 vjeçarin nga Saranda, Irakli Davella i cili pothuajse për dy dekada e gjysëm jo vetëm se do të drejtonte botën e errët të krimit me anë të gjobëvënjeve, shantazheve e grabitjeve, por drejtonte edhe disa biznese i ndihmuar sigurisht nga strukturat e veçanta nën hundën e shtetit grek. E them këtë sepse ai me gjithë këtë veprimtari kriminale kishte arritur të pastronte paratë, të bënte biznese dhe me paratë e fituara të blinte edhe shtetin duke u pajisur me pasaportë greke që në vitin 2009. Pikërisht kjo është arsyeja ku dua të ndalem sesi shteti helen përdorte dy standarte, në njërën u jepte shtetësi krimineleve shqiptarë ndërsa nga ana tjetër emigrantëve ” mjeranë” si puna ime që punuan dhe kontribuan për atë vend nuk përfitonin shtetësinë për shkak të një urdhëri të lëshuar nga qeveria greke që nuk lejonte homogjenizimin e shqiptarëve dhe të minoritarëve grekë të Shqipërisë në Greqi. Rasti më i mirë, por edhe i fatit të keq jam unë dhe shumë shqiptarë që nuk arritëm ta fitonim këtë të drejtë sipas Kushtetutës greke. Duke qenë i birësuar nga një familje greke që në fillim të 91-shit dhe me 5 vite të lejes së qëndrimit, duhet të përfitoja sipas ligjit në dhënien e shtetësisë.

Pra që nga viti 1998 ka nisur kalvari im në dyert e ministrisë së Brendshme greke për të mësuar për aplikimin tim për marrjen e nënshtetësisë greke ku pas tre vjetesh, në 2001, vjen një përgjigje refuzuese e ministres së Pasokut, Vaso Papandreu pa asnjë arsye të shpjegueshme. E kam ndjekur çështjen time vazhdimisht duke patur edhe privilegjin e gazetarit si reporter për afro 10 vitesh pranë Presidenteve, Stefanopullos dhe Papulias si dhe Kryeministrave të vendit: Karamanlis e Papandreu por asnjëherë nuk merrja një përgjigje të saktë. Madje në 2003 m’u kërkua ta ndryshoj statusin e aplikimit jo si i birësuar, por si i huaj me dhjetë vite leje qëndrimi në Greqi, por edhe me këtë status mbeta në pritje pa shpjegime. Çeshtja shkoi deri tek Ministri Pavllopullos i cili më priti në zyrë dhe autorizoi sekretaren e tij për zgjidhjen e problemit tim, duke më premtuar se do ta zgjidhnin shumë shpejt si një favor. Pra me gjithë influencën që kisha për arsye të profesionit dhe me forcën e penës, përsëri pengesat ishin aq të thella sa ishin të ndikuara nga qarqet antishqiptare kundra emigrantëve të thjeshtë por që favorizonin anëtarët e mafies e greke të cilët e kishin kapur shtetin duke e paguar pr ti diktuar rregullat e tyre.

Pra vendimi i ish-ministrës nuk ta arsyetonte refuzimin e shtetësisë, por në zyrën ku dosja ishte në pritje, nëpunsha në konfidencë më thoshte se është një urdhëresë e fshehtë që ja ndalonte shtetësinë çdo shqiptari.

Gjatë një udhëtimi të vizitës së Presidentit grek në Gjermani, gjatë kthimit në aeroplan vjen e më takon dhe më pyet Karolos Papulias sesi trajtohem në shtetin grek si gazetar dhe i them se ndjehem shumë mirë dhe i vlerësuar profesionalisht nga institucionet, por nuk i thashë problemin personal se vazhdoj të sorollatëm për të marrë shtetësinë greke siç më takon me kushtetutë si i birësuar por edhe si i huaj. Me dorën e shtrënguar, Presidenti më tha: “unë dua që ti ta ndjesh vendin tim si vendin tuaj se na lidhin gjëra të përbashkëta , ashtu siç isha unë në Gjermani pas juntës greke, e cila më punësoi tek Deutsche Welle me të njëjtat privilegje si gjermanët perëndimor ashtu dua edhe shteti im të ju trajtojë ju shqiptarëve.

Si përfundim unë nuk e mora kurrë shtetësinë greke sepse shteti grek kishte prioritet shqiptarët me rekorde kriminale sepse ishin të gjithë të kapur dhe paguheshin nga ana e tyre, siç rezultonte rasti i të ndjerit Irakli Davella nga Saranda. Që të përfitosh pasaportën greke, duhet të kishe vrarë në emër të krimit. Këtë ma rezultoi edhe një intervistë në 2008 me një të burgosur shqiptar, me dënim të përjetshëm duke më treguar për lidhjet e tij të forta me politikën greke, i cili më thotë se nëse të duhet të marrësh pasaportën greke mund të më ndihmonte, por nuk e mora seriozisht sepse llogjika më çonte se nëse kishte aq lidhje të forta përse duhet të qëndronte brenda qelisë. Por faktikisht kokat e krimit kishin kapur politikën greke por jo drejtësinë deri në atë shkallë siq ndodhi në Shqipëri ku krimi kishte kapur çdo institucion të saj. Pas largimit në SHBA 15 vjet më parë unë e mbylla historinë e turpit të autoriteteve greke, të mos dhënies së nënshtetësisë greke sado që e ndjera nënë Evangjelo që më birësoi donte që unë ta kisha shtetësinë se nuk donte të ndjehesha i diskriminuar, por i barabartë si gjithë vendasit. Ky është turpi i gjithë atyre që mburren me shtetin ku lindën themelet e demokracisë botërorë, të cilët siç rezultoi me viktimën e ditëve të fundit, në prioritet kishin venë personazhet e krimit duke shpërfillur vlerat e shqiptarëve që kishin ardhur për të punuar e kontribuar me djersën e ballit në zhvillimin e Greqisë duke respektuar ligjet e saj.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al