• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak

25/08/2023
Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak

Nga Mero Baze

Aksidenti fatal i dy të rinjve italianë në Ksamil është lajmi më i keq i sezonit. Dhe bëhet akoma më i keq, kur vrasësit nuk janë thjesht dy adoleshentë, por kultura jonë e paligjshmërisë, kur dy adoleshentë marrin makinën dhe lëshohen pa asnjë lloj frike rrugëve të zonës më të ngarkuar me trafik në Republikë, në këtë muaj.

Vrasja e dy turistëve italianë është dhe një krim tipik i kulturës sonë antiligjore, ku prindërit e kanë për nder që fëmijët marrin veturën në rrugë ende pa marrë patentën dhe akoma më keq, marrin me vete në veturë dhe shok të tyre.

Ndëshkimet në këtë rast duhet të jenë jo vetëm për fëmijët, por dhe për të zotin e veturës që ua ka dhënë fëmijëve, dhe prindërit e tyre.

Dy turistët italianë janë vrarë, nuk janë aksidentuar. Ata kanë qenë në rrugën e tyre dhe dikush ua ka prerë jetën në mes, thjesht nga papërgjegjësia e familjeve shqiptare, shoqërisë shqiptare dhe rendit publik. I kemi vrarë të gjithë nga pak. Dhe është pikërisht ndëshkimi që i japim turizmit tone, pikërisht nga veset tona.

Shkarkimi i shefit të qarkullimit të Sarandës është një masë e padobishme. Nuk e di kush është, por problemi që ka qarkullimi në Sarandë dhe Ksamil në verë nuk ka lidhje me 5 policë që ka Saranda.

Saranda dhe Ksamili kanë nevojë për një status të ri të policisë bashkiake gjatë sezonit veror dhe natyrisht për forca speciale shtesë, për të disiplinuar qarkullimin.

Disa herë Bashkia e Sarandës e ka kërkuar këtë nga Ministria e Rendit në vite, por nuk i është miratuar.

Këtë status aktualisht e ka vetëm Tirana. Vetëm në kryeqytet policia bashkiake mund të disiplinojë trafikun, të vendosë gjoba dhe të marrë nën kontroll trafikun kur ka krizë.

Së pari, kjo duhet të kthehet në ligj. Gjithë zona bregdetare e Shqipërisë në verë duhet që të konvertojë policitë bashkiake me kompetenca të policisë së qarkullimit rrugor dhe të marrin nën kontroll trafikun.

Rrugët e Sarandës dhe Ksamilit, përveçse të ngushta dhe të papërgatitura për këtë fluks, vuajnë dhe kulturën e banorëve vendas, të cilët ende nuk e kuptojnë se çdo të thotë të parkosh 5 minuta mes të rrugës, sa të blesh bukë apo të pyesësh komshiun si ka fjetur mbrëmë.

Kultura sedentare e 9 muajve të dimrit në një qytezë bosh pa trafik, në verë kthehet në kancer për trafikun.

Shtoji kësaj dhe arrogancën e një pjese të turistëve që vijnë nga emigracioni për të demonstruar makinën apo statusin e ri të njeriut me lekë, dhe situata aty bëhet e papërballueshme.

Aq pak policë sa ka Saranda, Lezha apo Kavaja për sezonin e plazhit, janë të papërfillshëm, nëse nuk angazhohen forca të reja.

Së fundmi, kjo ngjarje ashtu si aksidenti i vitit të shkuar në Llaman, duhet të kthehet në një precedent të ndëshkueshmërisë së lartë, duke ngritur në një standard tjetër ndëshkueshmërinë për përgjegjësinë familjare, shoqërore dhe ligjore për adoleshentët që përkëdhelen duke i kthyer në kamikazë rrugëve të Shqipërisë.

Nuk i kanë vrarë vetëm ata adoleshent turistët. Të gjithë i kemi ndihmuar vrasësit me kulturën tonë antiligjore në trafik, me tolerimin e paligjshmërisë dhe mbi të gjitha me mungesën e frikës nga ligji në raste të tilla./TemA

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

20/06/2026

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al