• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E ardhmja ime e pasigurt? Koeman sqaron gjithçka

25/09/2021
E ardhmja ime e pasigurt? Koeman sqaron gjithçka

Trajneri i Barcelonës, ​​Ronald Koeman, doli në konferencë shtypi për të vlerësuar sfidën e kësaj të diele kundër Levante. Holandezi u pyet në lidhje me marrëdhënien e tij me presidentin Joan Laporta, duke shpjeguar se kanë të njëjtat parametra të përzemërsisë, edhe pse pa trajtuar “plagët” më të thella.
Koeman dhe Laporta biseduan gjatë fluturimit të kthimit nga Cadiz, por trajneri tha se çështja për të ardhmen e tij nuk ishte adresuar: “Që nga ajo ditë (deklarata e lexuar para mediave) nuk ka ndodhur asgjë. Ne folëm në aeroplan për Cadiz, asgjë tjetër”.
Ndaj Laporta ishte shumë respektues dhe kujtoi rolin e tij në klub: “Presidenti, njeriu më i rëndësishëm në klub, mund të flasë. Ai mund të japë mendimin e vet dhe unë nuk kam asnjë problem. Si trajner duhet të punoj fort në stërvitje dhe të fitoj ndeshjet, pjesa tjetër nuk më intereson”.
Sa iu përket emrave që po shfaqen si zëvendësues të tij të mundshëm, Koeman preferoi të mos hynte në temë: “Nuk mund të them shumë, nuk i ndjek mediat për një kohë të gjatë… Natyrisht, në futboll ka të tillë zëra. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshje. Ka zëra, emra…, është puna juaj (duke iu referuar shtypit), por unë duhet t’i shpenzoj energjitë në gjërat që mund t’i kontrolloj, jo në ato që nuk i kam në dorë”.
Trajneri nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol kundër Levantes për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e kaluar: “Do të doja të isha veçanërisht në këto momente të vështira për ta çuar ndeshjen përpara. Ne kemi nevojë për tri pikët, sepse fitorja na jep paqe mendore. Kam argumente të ankohem për çështjen e arbitrave, por nuk dua”.
Holandezi ishte gjithashtu autokritik për protestat e tij, megjithëse kërkoi mirëkuptim për shkak të tensionit në ndeshje: “Është e komplikuar sepse ka gjëra në lojë, me të cilat nuk pajtoheni, momente konfliktuale, por asgjë nuk fitohet kështu, ndaj duhet të mësoj. Duhet të jem më i qetë, edhe pse mendoj se jam njeri dhe në një moment në lojë është e vështirë të pranosh disa vendime”.
Ai vlerësoi fjalët e kapitenëve, Piqué dhe Sergi Roberto, që duan të fitojnë tituj, çka kontraston me deklaratën e famshme të holandezit pas humbjes kundër Bayern Muncih, ku tha se duhet siguruar pjesëmarrja në Champions nga kjo skuadër: “Çdo lojtar dëshiron të fitojë trofe, ashtu si unë. Nuk ka dallim mendimi. Unë kam folur me ta dhe me mesazhin e përgjithshëm pajtohen. Nuk ka dallim mendimi mes nesh”.

Related Posts

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh
Sport

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al