Mediat angleze njoftonin pak më parë mbylljen e marrëveshjes së rikthimit të yllit portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, me skuadrën e Manchester United, pas largimit nga Juventus në Itali.
Ronaldo kishte njoftuar se do të largohej nga Italia dhe Zonja e Vjetër para skadimit të kontratës së tij, dhe deri momentet e fundit besohej se destinacioni i tij ishte diku mes PSG në Francë ose kampionëve të Anglisë, Manchester City. Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritej të transferohej të Manchester City deri mëngjesin e sotëm, por në mesditë negocjatat mes dy palëve ishin prishur, shkruan The Guardian.
Ende nuk dihen prapaskenat e transferimit të tij te skuadra ku Ronaldo mori famën e tij me trajnerin Alex Ferguson, por përfaqësuesi i tij, Jorge Mendes, ishte sot në negocjata intensive në Manchester prej mëngjesit, dhe refuzimi i City duket se ka qenë hallka e fundit e kalimit të tij emocional te Djajtë e Kuq.
Ronaldo kishte më pak se 12 muaj të mbetura ne kontrate me skuadrën e Juventus ku paguhej rreth 30 milionë euro (megjithë taksa) në sezon. Dhe ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që milionerët e City nuk dëshironin të jepnin një rrogë të tillë për dikë që mbush 37 vjeç në shkurt, prandaj refuzuan kontratën dy-vjeçare me të.