Një dëshmi e re ka ardhur nga ish-komandoja që i preu kokën Nesim Hoxhën në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës vazhdojnë. Gjykata e Përmetit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin. Një ditë më parë Alban Voda deklaroi se e kishte vrarë pasi viktima e kishte kërcënuar se do ta mbyste me kokërr ulliri. Ndërsa sot, përsëri ai ka habitur me deklaratat e tij. Përveç se pohoi para trupës gjykuese se nuk ndiente aspak pendesë për vrasjen e Nesim Hoxhës, 30-vjeçari u tha hetuesve se viktima kishte patur një marrëdhënie intime me hallën e tij, ndaj kjo ishte arsyeja e vrasjes.
“Po, e kam vrarë me bindje të plotë dhe nuk mund ta mohoj. E kam vrarë qenin sepse më ka q… hallën time. Për këtë e kam vrarë. Më ka thënë që siç q… hallën tënde, do shk…të. gjitha gratë e fshatit dhe do t’i shk…. me radhë”, ka thënë autori para hetuesve.