Një 30-vjeçar nga Saranda është kallëzuar në Prokurori, pasi ka ngacmuar përmes mesazheve telefonike bashkëjetuesen e tij me të cilën ishte konfliktuar. Policia thotë se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.L., vjeçe 30, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi S.B., vjeç 34, e ka ngacmuar nëpërmjet telefonit, me mesazhe. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
©ArgjiroLajm.net








