Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet. Kujtojmë që kandidimi i Tom Doshit në zgjedhje është kundërshtuar nga amerikanët. Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA atij dhe familjes pasi e akuzon për “korrupsion domethënës”. Në qarkun Shkodër, PSD deri më tani renditet forcë e tretë politike.