• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E para grua në këtë post, Senati amerikan konfirmon Janet Yellen si Sekretare Thesari

26/01/2021
E para grua në këtë post, Senati amerikan konfirmon Janet Yellen si Sekretare Thesari

Senati amerikan miratoi të hënën kandidaten e Presidentit Joe Biden për postin e sekretares së thesarit. Janet Yellen, e cila bëhet shefja e 76-të në historinë e vendit që merr drejtimin e këtij institucioni, është e para grua në këtë rol.
Zonja Yellen u miratua me 84 vota pro dhe 15 kundër, duke u bërë anëtarja e tretë e kabinetit të Presidentit Biden që kalon procesin e konfirmimit në Senat.
Ajo pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Presidentit Biden për të siguruar miratim për paketën e ndihmave prej 1.9 trilionë dollarësh në përgjigje të pandemisë. Paketa ka hasur në rezistencë të fortë nga republikanët në Senat, të cilët duan një paketë shumë më të vogël. Duke folur pak para votës në Senat, udhëheqësi i shumicës demokrate, Chuck Schumer vuri në dukje se zonja Yellen, ish-kryetare e Rezervës Federale, gëzon mbështetje dypartiake.
Zoti Schumer tha se zonja Yellen ka një eksperiencë shumë të gjerë dhe mbështetja për të reflekton “se sa e përshtatshme është ajo për të menaxhuar sfidat ekonomike të kohës sonë… sidomos këtë moment krize ekonomike”.
Gjatë seancës për konfirmimin e saj në Komisionin e Senatit për Financat javën e kaluar, zonja Yellen argumentoi se pa veprime të menjëhershme, vendi do të kërcënohet nga “një recesion më i gjatë dhe më i dhimbshëm”. Ajo bëri thirrje për veprim të shpejtë për të miratuar paketën e ndihmave kundër goditjes së pandemisë, e cila përfshin pagesa të drejtpërdrejta prej 1400 dollarësh për individë që marrin më pak se 75,000 dollarë në vit, zgjerimin e asistencës së papunësisë si dhe mbështetje për bizneset dhe qeverisjet lokale në vështirësi.
Plani ofron fonde edhe për shtimin e ritmeve të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave. Gjatë seancës së konfirmimit, zonja Yellen u ndesh me rezistencë të fortë lidhur me paketën e ndihmave nga republikanë që argumentojnë se në kusshtet e defiçitit buxhetor, kjo paketë është e tepruar. Ata gjithashtu kundërshtojnë rritjen e pagës minimale në 15 dollarë në orë.
Senatori me peshë Charles Grassley, republikan nga shteti Ajova, reagoi gjatë seancës me pyetje përgjigje për zonjën Yellen, duke thënë se paketa është “një listë gjithë-përfshirëse e reformave të ri-strukturimit ekonomik liberal”.
Si sekretare e thesarit, 74-vjeçarja Janet Yellen do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe formulimin e politikave ekonomike të Presidentit Biden. Ajo vjen në këtë detyrë pasi drejtoi për katër vjet Rezervën Federale nga 2014-2018.
Me profesion ekonomiste, me përvojë si profesore në Universitetin e Kalifornisë në Berkley, zonja Yellen do të përfaqësojë Presidencën Biden në çështje financiare globale, si dhe do të mbikqyrë politikat mbi rregulloret bankare dhe do të shërbejë si pikë kontakti me sektorin financiar.
Në bazë të dokumenteve të saj financiare, ajo ka bërë më shumë se 7 milionë dollarë falë fjalimeve apo angazhimeve të ndryshme, përfshirë ndër to me edhe me firma financiare. Zonja Yellen ka rënë dakord të izolohet nga vendime që prekin interesat e firmave me të cilat ajo ka pasur shkëmbime në të kaluarën./VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

Të mëdhatë tregojnë forcën në Champions, United përmbys Romën (VIDEO)

03/11/2026
VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

VIDEO/ Inter ndëshkon Feyenoord në Champions, PSG “keqtrajton” Villarealin në pjesën e parë

03/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al