• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E pazakontë në Greqi! Doli të gjuante derrat e egër natën, por plagosi fqinjen

11/08/2022
E pazakontë në Greqi! Doli të gjuante derrat e egër natën, por plagosi fqinjen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshmi në zonën e Kryoner në Greqi, ku një banor kishte dalë për gjueti, në kërkim të derrave të egër që zbresin nga malet në kërkim të ushqimit.

Kur e kuptoi që derrat e egër i ishin afër, gjuetari nxori çiften dhe filloi t’i ndiqte duke qëlluar drejt tyre. Por pakujdesia e tij për pak çoi në tragjedi, pasi copëzat e armës plagosën një fqinje që kishte dalë nga shtëpia e saj për të parë se çfarë po ndodhte.

Menjëherë është njoftuar policia dhe autori është arrestuar në vendngjarje. Të paktën, ai arriti të vrasë një derr të egër dhe të plagosë një tjetër.

Mediat vendase shkruajnë se gjuetia natën në këto zona është kthyer në problem serioz, pasi rrezikohet edhe jeta e banorëve. Drejtoresha e mirëqenies së kafshëve në komunën e Dionysos, Maria Antonopoulou, i cilësoi si zona luftë këto vende.

“Sidomos tani që shumë njerëz janë larguar me pushime, kemi frikë të dalim shëtitje për shkak të të shtënave . Është sikur të jemi në një zonë lufte. Ndonëse bashkia e Dionisos ua ka bërë të qartë të gjithë qytetarëve se nuk do të tolerojë gjuetinë pa leje, ka nga ata që fatkeqësisht këmbëngulin sikur nuk kanë para të shkojnë në kasap për të blerë mish”- tha Antonopoulou.

Kryetari i Bashkisë Dionysos, Yiannis Kalafatelis, po ashtu, u shpreh i indinjuar lidhur me rastin e plagosjes së banores.

“Në lidhje me ngjarjen e trishtë që ka ndodhur natën e së mërkurës së 10 gushtit në Kryoneri, e cila rezultoi në plagosjen e lehtë të një gruaje banore të Bashkisë sonë, në kuadër të gjuetisë së paligjshme të një tufe derrash të egër nga një tjetër banor i zonës, shpreh neveri dhe dënoj ngjarjen që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Askush nuk ka të drejtë të rrezikojë, për asnjë arsye, jetën e bashkëqytetarëve tanë”- u shpreh ai./ TCH

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al