• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E pëson Ilir Daja, pezullohet me 4 ndeshje trajneri i Dinamos

15/05/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

 

VENDIMET: 

“Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Tirana U-17, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të “Shtëpia e Futbollit” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FK Partizani U-18, Aldo Duro, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Rei Zekaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Jon Çaushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Tirana U-18, Kevi Paraj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, për provokim të spektatorëve dhe shkelje të parimeve Fair-Play, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana U-18, Arlind Bushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-18, Brian Sufja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Apolonia U-18, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Vora U-17, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-17, Artur Aliaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Egnatia U-17, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Daniel Kalemi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Triumph U-17, Noel Shebeku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Pogradeci U-17, Rafail Gozhdari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FC Kinostudio U-16, Gledis Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kamza Sport U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Laberia SK U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-15, kundër AF Elbasani U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Pogradeci U-13, Leonard Oshafi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Durrah City U-17, Dion Muka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Durrah City U-17, Sergi Zelka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kamza 07 U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza Sport B, U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
TR 19 Academy U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Rinia EL U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.”

Related Posts

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19
Sport

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

15/05/2026
Deklarata e fortë e familjes: Pantani u tradhtua nga ata që kishte më shumë besim
Sport

Deklarata e fortë e familjes: Pantani u tradhtua nga ata që kishte më shumë besim

15/05/2026
Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik
Sport

Beckham në histori, bëhet sportisti i parë miliarder britanik

15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19
Sport

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

15/05/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror
Sport

Vllaznia me “armën” e tifozëve, pritet prani e madhe në kryeqytet

15/05/2026
FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim
Sport

FIFA “flet” shqip: Kosova, histori suksesi në 10 vjet anëtarësim

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

E pëson Ilir Daja, pezullohet me 4 ndeshje trajneri i Dinamos

15/05/2026
Momente prekëse në Kanë: John Travolta nuk mban dot lotët pas vlerësimit me Palmën e Artë

Momente prekëse në Kanë: John Travolta nuk mban dot lotët pas vlerësimit me Palmën e Artë

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al