• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë / E humbur prej dy javësh, gjendet e vdekur në Itali 62-vjeçarja

17/01/2025
E rëndë / E humbur prej dy javësh, gjendet e vdekur në Itali 62-vjeçarja

Trupi i gjetur pranë termocentralit Enel në zonën Castel Giubileo të Romës është ai i Suzanna Koçibellit, 62-vjeçarja shqiptare e cila humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy javë ditë më parë.

Zbulimi u bë ditën e djeshme, të 15 janarit dhe ka ndodhur në orët e para të pasdites. Alarmi u ngrit nga punonjësit e uzinës, të cilët kanë vënë re trupin e pajetë të gruas në ujë. Kur mbërriti telefonata në numrin e vetëm të urgjencës 112, karabinierët dhe mjekja ligjore ndërhynë në vendngjarje dhe kryen kontrollet e zakonshme. Suzanna ishte gjashtëdhjetë e dy vjeç dhe u zhduk më 10 janar nga Prima Porta. Ajo u largua nga shtëpia dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Nga sa raportohet nga këqyrja fillestare e jashtme e kryer në trup, nuk ka shenja dhune. Hipoteza është se është një vetëvrasje pasi më herët familjarët kanë shprehur shqetësimin duke zbuluar se ajo vuante nga depresioni. Trupi kishte disa ditë në ujë. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e zbulimit, trupi i pajetë është transferuar në morg dhe ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsinë. Autopsia do të zbulojë shkakun e saktë të vdekjes.

Familja e Suzanës, duke parë mungesën e saj nga shtëpia, ka denoncuar në polici për zhdukjen e saj.

“Për herë të fundit e pashë nënën time dje në mbrëmje, një mbrëmje para zhdukjes së saj, sepse jetojmë në të njëjtën ndërtesë në shtepi te ndryshme ishte me pizhame, por nuk e di çfarë kishte veshur kur doli jashtë. Mami kthehu në shtëpi jam e shqetësuar, të dua”, deklaroi vajza e saj për gazetën italiane “Fanpage.it”.

Shpresa deri në fund ishte ta gjente të gjallë dhe se shpejt do të kthehej në shtëpi te të dashurit e saj. Fatkeqësisht, pas dy javësh, kërkimet përfunduan me rezultatet më të këqija të mundshme.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

13/03/2026
Ben Affleck ndryshon pamje pas përjashtimit nga lista e aktorëve më tërheqës mbi 50-vjeç

Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al