Pronari i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjës kanë përfunduar në spital pasi kanë rënë në kontakt me korentin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm të hotelit, ndërsa raportohet se pronari Aldo Metani nuk ka mundur të mbijetojë dëmtimit të marrë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë, ndërsa mësohet se do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.