• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë/ I riu i plagosur me armë lufton me vdekjen në spital, babai bën thirrje për ndihmë, autorët në gjendje të lirë

09/06/2023
E rëndë/ I riu i plagosur me armë lufton me vdekjen në spital, babai bën thirrje për ndihmë, autorët në gjendje të lirë

I plagosur dy javë më parë në Kuçovë, i riu po lufton me vdekjen në spital, familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë pasi 24-vjeçari Donald Grymshi ka nevojë për transplant veshke.

Sherri mes disa të rinjve mbrëmjen e 26 Majit në qytetin e Kuçovës i ka kushtuar shtrenjtë 24-vjeçarit që u plagos nga kuçovarët me kallashnikov. I riu nga Tirana Donald Grymshi u plagos dy javë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë nga katër të rinjtë Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ai u transportua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi kishte humbur shumë gjak. Për shkak të gjendjes kritike për jetën 24-vjeçari u transportua dy ditë më pas në një spital në Turqi dhe mësohet se po lufton me vdekjen.

Donald Grymshi mori dy plumba kallashnikovi, një në shpatull dhe një në kofshë dhe ky i fundit mësohet se i ka prekur aortën kryesore dhe veshkat. Sipas familjarëve, i riu ka humbur njërën nga këmbët, ndërkohë që ka nevojë emergjente për transplant veshke. Ka qenë babai i tij Arben Grymshi, ai që u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve në rrjetet sociale, për të shpëtuar jetën e djalit.

E ndërsa 24-vjeçari i plagosur Donald Gryshmi është duke luftuar me vdekjen në spital, asnjë prej autorëve të plagosjes së tij nuk ka rënë ende në prangat e policisë. Burimet policore nuk kanë ende të qartë edhe shkaqet e sherrit mes të rinjve që supozohet se mund të ketë nisur për një vajzë.

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla

Tirana, presidenti Halili pas derbit: Mund të shkojmë larg, gjithmonë ka premio në ndeshje të tilla

12/10/2026
“Moment historik”, Arteta karikon skuadrën para finales së Champions League: Të përmirësohemi vazhdimisht për të fituar

Champions, flet trajneri i Arsenalit: Na pret ndeshje delikate, i kam të qarta idetë e lojës

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al