• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. Kostaq Hila

23/05/2025
E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. Kostaq Hila

Prof. Dr. Kostaq Hila është ndarë nga jeta. Lajmin e jep Universiteti “Eqrem Cabej” përmes një deklaratate. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot. Ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 në Gjirokastër. Më poshtë deklarata plotë e universitetit.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës, një figurë e njohur e botës akademike dhe një nga themeluesit e shkencës së matematikës së aplikuar në vendin tonë. Prof. Hila ishte i lidhur ngushtë me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës për më shumë se dy dekada, duke shërbyer në pozita të ndryshme akademike që nga viti 1996 deri në vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës, duke shërbyer si përgjegjës i departamentit dhe anëtar i Senatit Akademik të universitetit.
Përveç angazhimit të tij në Universitetin e Gjirokastrës, Prof. Dr. Kostaq Hila ka qenë aktiv edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka shërbyer si profesor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme si Kryetar i Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik dhe anëtar i Senatit Akademik.

Kontributi i tij shkencor është i pasur dhe i njohur ndërkombëtarisht, me mbi 160 publikime në revista të indeksuara, referues në rreth 45 konferenca ndërkombëtare, duke e renditur ndër matematikanët më të respektuar në fushën e algjebrës dhe strukturave të avancuara matematike. Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës dhe i gjithë komuniteti akademik shqiptar humbën një pedagog të përkushtuar, një studiues të palodhur dhe një njeri të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe studentëve të tij! Prehu në paqe, Profesor! Kontributi juaj do të mbetet i pavdekshëm.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dembele i “shtrydhur”, PSG e dërgon me pushime, edhe Barcola i “ngec në derë” – Balkanweb.com – News24

Dembele i “shtrydhur”, PSG e dërgon me pushime, edhe Barcola i “ngec në derë”

26/08/2026
“Thyhet” Chelsea, i hap rrugë largimit të Fernandez, por me një kusht – Balkanweb.com – News24

“Thyhet” Chelsea, i hap rrugë largimit të Fernandez, por me një kusht – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al