• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë në Athinë/ Shqiptari nga Delvina tenton të grabisë bankën, plagoset nga policia (Emri)

03/08/2023
E rëndë në Athinë/ Shqiptari nga Delvina tenton të grabisë bankën, plagoset nga policia (Emri)

Një 40-vjeçar shqiptar i identifikuar si Elton Thoma Zoto, 38 vjec nga Delvina, ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Palamidi në Colonos të Greqisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Mësohet se i arrestuari po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, në një dyqan të Bankës në zonën e Omonias, një punonjës i Bankës ka aktivizuar alarmin për një grabitje.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë së ekipit të DI.AS, si dhe një makinë patrulluese e Veprimit të Menjëhershëm. Autori, tek i cili u gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Në vendngjarje po kalonte një autoambulancë private, e cila u ndalua nga policia për të marrë autorin, i cili u dërgua në G.N.A. Lajmërimi.

Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës”, thuhet në deklaratën e policisë greke.

Related Posts

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën
Kryesore

Krimi horror në Dropull, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

04/11/2026
Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin
Kryesore

Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

04/11/2026
BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027
Kryesore

BE harton udhërrëfyesin për negociatat me Shqipërinë: 31 kapituj për t’u mbyllur deri në fund të vitit 2027

04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur
Kryesore

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë, dera e Evropës është e hapur

04/11/2026
Kryesore

Veliaj-Ramës: Në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën. PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu

04/11/2026
As sot s’ka vendim për Veliajn, shtyhet gjyqi për nesër
Kryesore

Veliaj i ashpër sërish me Ramën: Turp që merret vetë me internimet, nuk i organizoj unë protestat dhe as më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League / Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League / Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

05/11/2026
“Erdhi momenti”, befason C.Ronaldo, njofton largimin nga Portugalia: Më ndryshoi jeta…(VIDEO)

“Erdhi momenti”, befason C.Ronaldo, njofton largimin nga Portugalia: Më ndryshoi jeta…(VIDEO)

05/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al