Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar mbi një çift shqiptar që po qarkullonte me makinë në zonën e Bajronit.
Protothema raporton se si pasojë e të shtënave burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja raportohet se është plagosur lehtë. Viktima është Roan Brahimi ndërsa e plagosur ka mbetur Katerina Beqo.
Sipas medias greke, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të kësaj të enjteje (9 maj) në rrugën “Messolongiou”.