Një 29-vjeçar shqiptar i quajtur Enkeled Biba ka ndërruar jetë në Kretë të Greqisë në një aksident të ndodhur 30 minuta pas mesnatës së kaluar. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqëzimin e Milatou. Shqiptari humbi drejtimin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kretë. Mësohet se 29-vjeçari shqiptar është nga Lezha.








