Detaje te reja janë zbuluar nga mediat italiane, në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte.
Deri më tani, bëhet me dije se i riu shqiptar po kthehej në shtëpi nga një natë në një klub nate në Valdera ku pati një grindje.
Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e Kevin Muharremit, i cili humbi jetën nga plagët e marra.
25-vjeçari ishte në makinë me një mik dhe një kushëri kur, në makinë, ku ndodhej në sediljen e pasagjerit, në momentin kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.
Mediat italaine shkruajnë se krimi duket se është shkaktuar nga një sherr që kishte pasur i riu në bar.
Ndërsa gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që personi që qëlloi dhe 25-vjeçari njiheshin me njëri-tjetrin.
Po ashtu është zbuluar se i riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio









