• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e shqiptares që i tronditi të gjithë, babai e qëlloi në makinën që ia kishte dhuruar pak kohë më parë. Shoqja tregon fjalët e fundit

26/07/2019
Vrasja e shqiptares që i tronditi të gjithë, babai e qëlloi në makinën që ia kishte dhuruar pak kohë më parë. Shoqja tregon fjalët e fundit

Del per masen e sigurise nga shtrati i spitalit, ku mbahet me police, babai shqiptar, Petrit Lekaj, 49, ne akuze per vrasjen e se bijes, Sabrina Lekaj, 20 vjecare, e cila u gjet e pajete brenda makines, nderkohe qe i ati, ishte me plage ne pjesen e barkut.

Nuk ka ende asnje detaj rreth ngjarjes se rende, mbushur me mister, por diten e sotme, avokati i te pandehurit, Ben Sale, ka thene se klienti i tij nuk ka bere asnje kerkese per lirim me kusht.

Nderkohe mediat e huaja shkruajne se viktima eshte ekzekutuar ne makinen e saj, te cilen pak ohe me pare ia kishte bere dhurate i ati.

“Në javët e ardhshme mund të ndodhë një kërkesë për lirim me kusht, por unë do ta njoftoj atë në kohën e duhur”, tha ai.

Nderkohe qe gjykates i eshte paraqitur nje “raport i shkurtër mjekësor” për gjendjen aktuale mjekësore të Lekaj.

Lekaj aktualisht po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide ku ruhet nga policia. Mediat e huaja shkruajne se policia pas ngjarjes ka bere nje vizite edhe ne banesen e shqiptareve, por nuk ka pasur asnje detja te bere pubkik per mediat per ate qe eshte folur apo cfare mund te jete zbuluar.

Miqtë e viktimës tregojnë (video KETU) se ata nuk i kishin takuar kurrë prindërit e Sabrinës dhe se nuk ishin lejuar asnjëherë që të flinin në shtëpinë e saj. Ato thonë gjithashtu se prindërit i kishin ndaluar 20- vjeçares që të kishte të dashur apo të fliste natën në telefon, kur duhej të studionte.

“Shpesh debatonte me babanë për gjëra të vogla, pasi ai përpiqej t’i kontrollonte jetën”, shprehet shoqja e saj e ngushtë, Katie Valstar. “Ai e pyeste gjatë gjithë kohës nëse kishte të dashur dhe ajo ndihej sikur nuk mund të bënte dot asgjë pa lejen e tyre. Ishte shumë e stresuar për të që ta kufizonin për çdo gjë. Më kishte thënë se donte që të largohej nga shtëpia. Ka qëndruar disa herë në shtëpinë time, por unë nuk kam ndenjur kurrë tek e asaj, sepse prindërit nuk e lejonin që të ftonte shoqet. Madje, edhe kur flisnim në telefon, shpesh e mbyllte papritur pasi nuk donte që ta zbulonin prindërit”, shton mikesha e shqiptares.

Sabrina e kaloi natën e fundit të jetës së saj bashkë me Valstar në një festë në lokalin e tyre të preferuar në Adelaide, të quajtur “The Dog and Duck”. Ato kishin dalë për të festuar përfundimin e sezoneve të provimeve për 20-vjeçaren.

Sabrina sapo kishte marrë përgjigje pozitive për pranimin në Universitetin e Jugut në Australi, pasi ishte një prej studenteve më të shkëlqyera, me mesatare 9.9. Pasi kishte qëndruar jashtë, Sabrina qëndroi te shtëpia e shoqes deri në orën 13:00 të pasdites së të shtunës. Kur kishte hipur në makinën e saj për të shkuar në shtëpi, i kishte thënë shoqes se do t’i shkruante sapo të mbërrinte atje.

“Atë mesazh nuk e mora kurrë. Fjalët e fundit të saj ishin: ‘Të dua. Do të të shkruaj sapo të shkoj në shtëpi’. Duke ditur se unë jam personi i fundit që e pa atë gjallë, për mua është shumë e vështirë ta pranoj atë që ka ndodhur”, përfundon shoqja e 20-vjeçares shqiptare.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al