• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E shtata letër e Ramës për Bashën (private dhe e pazakontë)

29/05/2019
E shtata letër e Ramës për Bashën (private dhe e pazakontë)

Nga EDI OGA

I dashur Lulush,

Kjo është letra e parë private që po të shkruaj, pra çdo gjë në të është e vërtetë dhe mbi të gjitha e sinqertë, si vetë ndjenjat që reciprokisht ndajmë e ushqejmë. Harroi gjashtë letrat e para publike. Ti je aq i zgjuar sa të kuptosh se kam qenë i detyruar të shkruaj ato që kam shkruar. Ok, nuk je i zgjuar, prandaj po shpjegohem. Ato letra publike i kam shkruar:

-Për ndërkombëtarët! Ata legenat duan që ne të bëjmë marrëveshje të hapur dhe të mos kemi trazira, jo se u dhimbsemi ne, por kanë hallin e tyre.

Për popullin! Delet duhen qetësuar, prandaj doja t’u jepja idenë sikur dua të bëj marrëveshje me ty. Në të kundërt delet vërshojnë në rrugë dhe ndotin vendin me kakërdhi.
Për Doktorin! Unë e di sa e tërbon atë ideja e një marrëveshjeje midis ne të dyve. E di që edhe ty të pëlqen kur ai vuan, se të ka çarë lundrën. Konsideroje bonus nga unë këtë.
Për Fallxhoren dhe Liken! Sa herë unë komunikoj me ty, njërën e kap histeria kurse tjetrit i bie parainfarkt. Mendojnë fundin. Mirë që kanë Titin afër, që u jep ndihmën e parë.
Le të kthehemi tek ne të dy.

Pa thuaji Edushit tënd se ku të ka mbetur hatri, se ke ca kohë që po sillesh keq! Nuk je më ai i 18 Majit në mëngjes, të dy viteve më parë. Unë jam burrë dhe do t’i qëndroj marrëveshjes deri në fund, kështu që gjej kurajo dhe sillu si burrë edhe ti. Respektoje marrëveshjen. Mos më bëj xhibla mua! (sa ke qeshur atë natë kur ma dëgjove ta them këtë për herë të parë?! :-))

Më thuaj nëse është çështje parash. Jam i bindur që jo, sepse jam kujdesur personalisht që pjesën tënde ta marrësh siç kemi folur. As një nga ministrat e mi në detyrë nuk ka fituar sa ti në opozitë, prandaj bëj durim, do të vijë edhe ty rradha që të marrësh pjesën e luanit!

Çfarë po ndodh me ty Lulush?! Çfarë janë ato protesta ashtu, si mbrëmje mature?! Ku është dhuna Lulush? Ku janë të plagosurit Lulush? Na duhet destabilitet i dashur, na duhet pozicionim ekstrem që edhe ndërkombëtarët të dekurajohen dhe të heqin dorë e të na lënë vetëm! Mos do ti Lulush që të përfundojë reforma në drejtësi?! Jo,më thuaj nëse të intereson? Mua jo njëherë, e di ti përse! A e kupton more i dashur se duke u sjellë kështu dërgon ujë tek mulliri i shtangistit? Të pëlqen ky kjo gjë?!

Prandaj o Lulush o zemërush, bëj ato që kemi rënë dakord dhe lëri improvizimet!

Kam besim.

Yti deri në mosdorëheqje,

Edushi.

(P.S. dhe mësoje mirë atë dreq himni se le nam! Më vjen shumë inat kur i shoh delet që qeshin me ty për kaq pak gjë. Hë t’u bëfsha!)

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kozak dhe Denisa bëhen prindër për herë të dytë!

Kozak dhe Denisa bëhen prindër për herë të dytë!

19/02/2026
Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë, ndeshja zgjat 90 minuta

Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë, ndeshja zgjat 90 minuta

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al