• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E thonë statistikat/ Vllaznia mbetet në krye falë avantazhit në përballjet direkte

16/03/2026
Alarm tek ekipi i Tetovës! Kampionët nuk bindin, thellohet kriza e Egnatias

Vllaznia vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni në kampionat, duke marrë tashmë bashkëkryesimin e renditjes. Skuadra kuqeblu ndodhet në kuotën e 52 pikëve, po aq sa Elbasani, por shkodranët mbajnë vendin e parë falë avantazhit në përballjet direkte me rivalët kryesorë për titullin. Një tjetër provë e forcës së ekipit erdhi edhe në sfidën e fundit në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, që përfundoi në barazim pa gola.

Edhe pse nuk arritën të merrnin tre pikët, shkodranët dolën nga kjo përballje me një tjetër rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi, duke ruajtur epërsinë në bilancin sezonal mes dy skuadrave. Në katër ndeshjet e zhvilluara këtë sezon ndaj Egnatias, skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka arritur të regjistrojë dy fitore dhe dy barazime.

Në “Loro Boriçi” kuqeblutë triumfuan me rezultatet 2-0 dhe 1-0, ndërsa në Rrogozhinë sfidat përfunduan 0-0 dhe 2-2, një bilanc që flet qartë për epërsinë e shkodranëve ndaj një prej kundërshtarëve më të fortë të kampionatit. Avantazhi në ndeshjet direkte nuk ndalet vetëm te Egnatia. Edhe ndaj rivalit tjetër për kreun, Elbasani, kuqeblutë kanë treguar superioritet gjatë këtij sezoni. Kuqeblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme, 1-0 dhe 2-1, ndërsa kanë pësuar vetëm një humbje minimale 1-0, duke ruajtur kështu një bilanc pozitiv që mund të rezultojë vendimtar në fundin e kampionatit.

Një tjetër rival i drejtpërdrejtë është edhe Partizani, që aktualisht mban vendin e katërt në renditje. Edhe ndaj të kuqve të kryeqytetit, Vllaznia ka pasur një sezon mjaft pozitiv në përballjet direkte, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim. Shkodranët triumfuan bindshëm 4-1 në një nga sfidat më spektakolare të sezonit dhe më pas fituan edhe 1-0 në një tjetër përballje direkte, ndërsa në Tiranë ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Këto rezultate tregojnë se skuadra e Vllaznisë jo vetëm që po mban ritmin në garën për titull, por ka ditur të bëjë diferencën pikërisht në përballjet me rivalët kryesorë, një element që mund të peshojë shumë në verdiktin final të sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë
Sport

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë

28/07/2026
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni
Sport

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

28/07/2026
UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027
Sport

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027

28/07/2026
Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para
Sport

Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para

28/07/2026
Kumbulla kthehet në modë, Udinese dhe Espanyol futen në garë
Sport

E ardhmja e Marash Kumbullës/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

28/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia kërkon të “blindojë” mbrojtjen, në bisedime me 27-vjeçarin që ka fituar 4 trofe me Egnatian

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë

Ndërron jetë në burg 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997 (Emri)

29/07/2026
Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al