Këngëtarja Bleona Qereti e cila jeton në SHBA, ka marrë vaksinën kundër Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja , përmes një postimi në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur si mjeke. “Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë COVID -19 vaksinë për tu marrë në konsideratë. Është koha për ta mundur atë një herë e mirë”, ka shkruar Bleona. Qerreti është shprehur mirënjohëse ndaj bluzave të bardha, të cilët i ka konsideruar heronj. “Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shtuar Bleona.