• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“E vuaj këtë situatë, vjehrra dhe kunata flasin keq për mua”, e reja i shkruan psikologes

06/02/2020
“E vuaj këtë situatë, vjehrra dhe kunata flasin keq për mua”, e reja i shkruan psikologes

Jam e martuar. Jetoja me vjehrrën dhe kunatën. U bënë disa muaj që burri ka rënë në burg. Dyshoj që do e dënojnë pasi ka bërë një krim të rëndë. Në dukje jemi familje për të na patur zili. Por një natë vonë, isha në ballkon duke nderë rrobat, kur dëgjoj vjehrrën e kunatën duke folur keq për mua. Me kunatën jemi rritur bashkë, kemi qenë shoqe klase. Nuk reagova, por u mbylla në dhomë duke qarë. Të nesërmen shkova te burgu dhe takova bashkëshortin. Ia thashë të gjitha. Më besoi. Më tha: Do i ndreq unë gjërat kur të dal. Unë ndërkohë e pyeta familjen e burrit nëse kishin ndonjë pakënaqësi për të më thënë. Ato m’u betuan se ishin të lumtura që më kishin. Unë u tregova sikur kisha parë ëndërr dhe donin të më ndanin. Ato ndryshuan fytyrat. Dukeshin hapur që gënjenin. Qeshën dhe thanë me të shtirur se kish qenë një ëndërr. Unë nuk jam ndarë me burrin, do e pres gjithë jetën time, por te familja ime nuk jetoj më me ta, sepse kështu donte burri im.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Jam kënaqur për ju që e doni burrin tuaj. Kur nuk e keni bashkëshortin në krah, situata për të mbajtur familjen bëhet e vështirë. Sa për marrëdhëniet me të afërmit tanë, me miqtë e me shokët, një gjë është e sigurt, që ne jetë do të ketë njerëz që na duan dhe ato që nuk na duan. Ne nuk mund të kontrollojmë ndjenjat dhe dëshirat e të tjerëve, ne mund të kontrollojmë sjelljet tona. Atë se çfarë zgjedhim ne t’u transmetojmë të tjerëve, pavarësisht nga sjelljet e tyre, tregon padyshim personin që ju jeni. Kjo është shumë e rëndësishme. Familja është një institucion shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës për të gjithë ne.

Në traditën tonë, ndarja e jetesës me familjen e partnerëve është mjaft e përhapur, por duhet t’ju them se në asnjë marrëdhënie gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë. Do të ketë edhe ditë të mira edhe ditë të vështira. Që marrëdhënia me familjen tuaj të funksionojë paqësisht, është më mirë që çdo familje të mund të ketë çatinë e saj. Edhe pse kunata juaj ka qenë mikesha juaj, nuk do të thotë që nuk mund të ketë probleme midis jush.

Bashkëjetesa për një kohë të gjatë, në të njëjtën çati i sjell këto keqkuptime, zemërime, etj. Nëse do të keni mundësi, është e udhës që të keni një strehë tuajën për familjen tuaj, ku prisni me padurim dhe bashkëshortin tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme që ju të dy të jeni në një mëndje me ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen./ Burimi: Revista Psikologjia

Related Posts

Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë
Lifestyle

Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë

10/12/2025
Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre
Lifestyle

Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre

08/12/2025
BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës. Si shpërndahen “profecitë” e rreme në mediat shqiptare
Lifestyle

BIRN: Hija e Kremlinit pas Baba Vangës. Si shpërndahen “profecitë” e rreme në mediat shqiptare

08/12/2025
Studimi: Marinimi i mishit zvogëlon rrezikun e kancerit! Si duhet të veproni
Lifestyle

Studimi: Marinimi i mishit zvogëlon rrezikun e kancerit! Si duhet të veproni

08/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon
Lifestyle

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?
Lifestyle

Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al