• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“The Economist”: Aleancë shoviniste fetare mes ultranacionalistëve serbë dhe grekë

18/11/2017
“The Economist”: Aleancë shoviniste fetare mes ultranacionalistëve serbë dhe grekë

Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë?

«Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë (Chrysi Avgi) dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës».

Revista britanike «The Economist» shkruan në numrin e fundit mbi ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën Juglindore.

«Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po përhapeshin nëpër Europë me përfundim tragjik. Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron», nënvizon revista, duke përmendur arsyet e shpërthimit të konflikteve në Ballkan në fillim të viteve ’90.

Më vonë, sipas «The Economist», ndikimi i fesë u dobësua, sidomos pas luftës ajrore që zhvilloi NATO kundër Serbisë më 1999. Rrjedhimisht, ndikimi i Perëndimit në rajon u rrit. Por, viteve të fundit sërish roli i Perëndimit po zbehet dhe prapë ndikimi i fesë po rritet.

«Kohëve të fundit nacionalizmi fetar dhe ultranacionalizmi janë rikthyer në Europën Juglindore, ndonëse jo si forcë mbizotëruese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme. (…)

Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojisllav Shesheli, ishte gjykuar për krime lufte, por u lirua vitin e kaluar».

Këto parti të së djathtës ekstreme, sipas revistës britanike, mbështeten në retorikën fetare. Në një manifestim të mbajtur në Selanik së fundi «burrat me kostume festonin themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal. (…)

Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Atos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit». Sipas revistës as Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar. Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin grek me 300 deputetë. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit të rikthehet në parlament.

Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë? «Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës». (dp)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al