Jo vetëm policia shqiptare është në kërkim të makina të shtrenjta dhe të vjedhura në Shqipëri. Po ashtu edhe autoritetet greke të drejtësisë kërkojnë sekuestrimin e një mjeti luksoz në Tiranë.
Bëhet fjalë për një autoveturë të tipit “PORCHE CARRERA 4S” ngjyrë blu, që dyshohet të jetë vjedhur në territorin grek.
Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë të përcjellë nga pala greke për këtë rast, duke urdhëruar gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit. Pala greke theksonte se mjeti gjendet në territorin e Tiranës.









