Duke folur në Ministrinë e Jashtme për diplomacinë rutinë të Ditmir Bushatit, Edi Rama tha se emrat e qeverisë së re do t’i bëjë publike të dielen, ditë kur është njoftuar edhe mbledhja e Asamblesë së PS.
Eshtë e qartë tani nga mesazhi i Ramës në Ministrinë e Jashtme, se Ditmir Bushati nuk do ta drejtojë më diplomacinë shqiptare.
Deri të dielen mbeten edhe 3 ditë dhe nuk dihet nëse Edi Rama do t’ia bëjë të qartë ministrave të tjerë planet e tij, apo do t’i lërë me zemër të ngrirë.









