• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

18/05/2023
Edi Rama ‘fallxhor’ i zgjedhjeve, jo rastësisht

Nga Vitjon Nina

Kur Edi Rama u pyet tre ditë përpara zgjedhjeve se çfarë cilësonte si një rezultat të keq elektoral për të, ai u përgjigj se Partia Socialiste do të kishte në rastin më të keq, 49 bashki të fituara, ku 48 nga 61 – si me shaka – do të ishte një shifër apokaliptike.

Me t’u mbyllur kutitë e votimit më pas, më 14 maj, ai publikoi një fotografi, ku me stilin e tij bojëshumë, në një copë letre, me ngjyrë të purpurt kishte shkruar “PS: +50” dhe me blu “OP:0-11”.

Stilistika e këtij postimi nuk ishte në “fallxhorizmin” e kryeministrit, të cilin jemi mësuar ta shohim besimplotë dhe ç ’është e vërteta të saktë në atë çfarë “predikon”.

Ajo lidhej më së shumti me faktin se ashtu si gjatë fushatës elektorale, ai kishte vendosur lapsin me ngjyrë të purpurt në drejtimin “përpara” me një statujë të vogël leopardi që ecën për nga ai drejtim.

Lapsi ngjyrues blu, ai i opozitës, drejtimin e kishte “mbrapa” dhe si kafshë simbolike, që kishte marrë drejtimin për andej, kishte vendosur një breshkë në miniaturë.

Alegorikisht e çuditshme, për faktin se drejtuesi i vendit për tre mandate radhazi, e ka një lloj obsesioni me breshkat, që kur i mbante ato në zyrën e Bashkisë Tiranë që e drejtoi për po tre mandate, si një ogur i mirë, por edhe për besëtytni shëndetësore, pasi thuhet se ndihmojnë për astmën.

Breshka që siç thonë italianët, “kush shkon avash, shkon larg dhe shëndetshëm”.

Rama në këtë pikë politike të jetës së tij, që pa drojë mund të themi se është epokale për një politikan shqiptar, nuk ka shkuar aq prej “fallxhorizmit” shkencërisht të saktë që ka.

Parashikimi se minimalisht PS-ja do të marrë të paktën 50 bashki, atij i doli e madje e tejkaloi.

Njëjtë ka qenë situata edhe në vitin 2021, kur në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, tre-katër herë brenda çdo emisioni televiziv ku ishte i ftuar, gjakftohtë e përsoste idenë se PS-ja do të kishte e vetme të paktën 74 mandate. Ia tregoi këtë me një skicë në një letër tavoline edhe banorëve në Kuç të Vlorës.

Edi Rama parashikon rezultatin në Kuç të Vlorës, 10 prill 2021

Kur kishte zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe “divorcoi” Ilir Metën nga koalicioni, të djathtëve të drejtuar atëherë nga Lulzim Basha (viti 2017), i la “tepsinë” bashkë me Metën dhe qytetarëve i kërkoi një “timon” për ta drejtuar vetë Shqipërinë.

“Populli është i zgjuar. Di ç’bën dhe di çfarë zgjedh”, përmendte ai atëherë, thuajse në “lutje” për t’i kërkuar “timonin”, por në bindje se kishte minimalisht 71 mandate, që nuk kishte ngjarë ndonjëherë në dy dekadat e fundit në Shqipëri, të merreshin zgjedhjet pa koalicion.

Për të mirën ose të keqen tonë, nuk kemi as pse vrasim mendjen se pse ai ia arrin kësaj, pasi e ka treguar dhe e tregon vetë vijimisht.

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore”.

Këtë e shkroi në çastin kur numërimi i votave sapo kishte filluar në gjithë bashkitë e vendit më 14 maj, pak minuta para mesnate.

Se çfarë po bënin të tjerët, po ai e shkruan vetë:

“Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”.

Sot e kuptojmë se prapë ia qëlloi edhe kësaj!

Ajo që kuptojmë më së shumti gjithsesi, është se në politikë, nuk ka rastësi, por llogari.

E këto të fundit, e kemi zbuluar e po vijojmë ta dëshmojmë me çdo palë zgjedhje: Edi Rama i bën më mirë se kushdo…

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al