• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020-ën, i pari me më shumë postime në FB

03/01/2021
Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë në 2020-ën, i pari me më shumë postime në FB

Kreu i qeverisë shqiptare, i pari për numrin e postimeve në Facebook. Viti 2020 ishte viti që do mbahet mend gjatë në histori si viti që izoloi mbarë globin për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe si një ngjarje epokale sa i përket botës digjitale, me platformat interaktive online të cilat rezultuan të ishin e vetmja ndërlidhje dhe mënyrë komunikimi në pamundësi të kontaktit fizik të kufizuar sidomos nga periudha e karantinës. Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.

Por si përkthehet për politikanët marrëdhënia dhe komunikimi publik përmes aplikacioneve digjitale në një vit të vështirë si ky që lamë pas, ku janë zhvilluar për herë të parë edhe fushata zgjedhore online, duke zbehur konceptin e takimeve fizike publike.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, kryeministri shqiptar, Edi Rama renditet i gjashti në Evropë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përveç pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, cka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit. Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K, ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K. (tch)

Related Posts

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, gazeta greke: Një polic dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej

19/08/2026
“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil
Kryesore

“Nuk e pamë momentin e ngjarjes”, dëshmi të tjera për vrasjen e turistit në Ksamil

19/08/2026
Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit
Kryesore

Vrasja në Ksamil, Berisha: Turizmi në Sarandë nën kthetrat e krimit

19/08/2026
Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia
Kryesore

Po bënte rregullime, 67-vjeçari bie nga lartësia

19/08/2026
Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
Protestat, Ministri i Brendshëm për shqiptarët nga Kosova e Maqedonia: Jeni të mirëpritur, por kursejini vetes refrenin e dobët të emigrantit me biletë vetëm vajtje
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24

Të premten nis sezoni i ri në “Abissnet Superiore”, Drejtori i Garave Sulejmani: Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione

19/08/2026
Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al