• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Gjirokastër, zbardhet axhenda e takimeve

22/02/2019
Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Gjirokastër, zbardhet axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë dy ditore në qarkun Gjirokastër. Ky tur takimesh i parashikuar javë më parë vjen në një kohë të trazuar politike, pas vendimit radikal të opozitës për të djegur mandatet. Argjirolajm.net mëson disa prej takimeve dhe eventeve në axhendën e kryeministrit në Gjirokastër.

Fillimisht ai do të kryejë një inspektim në punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë. Më pas zhvillon takimin me studentët e Universitetit ‘Eqrem Cabej’, ku do të flasë mbi ‘Paktin për Universitetin’. Ndalesa e radhës është në Lunxhëri për inagurimin e një qendre të re shëndetësore.

Eventi më i madh, ‘Bashkia që Duam’ do të mbahet në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës në orën 16:00. Më pas është parashikuar një intervistë për mediat lokale dhe në mbrëmje një takim me operatorët turistikë të qarkut. Dita mbyllet me një darkë ku do të jenë të pranishëm krerët e bashkive të qarkut, me të cilët Rama pritet të diskutojë edhe përgatitjet për fushatën elektorale të qershorit 2019. Gjatë ditës së shtunë kryeministri do të shohë nga afër punimet për rikonstruksionin e kalldrëmeve në zonën historike, si dhe do të kryejë vizita në bizneset e pazarit.

Ndalesa tjetër është vizita në një kompani të përpunimet të produkteve blegtorale. Më pas axhenda e takimeve zhvendoset në Përmet, ku do të zhvillohet gjithashtu një takim i ngjashëm në formatin ‘Bashkia që Duam’. Po kështu do të shohë nga afër edhe investimin për ujësjellësin e ri të Përmetit, investim ky me fonde të qeverisë. Rama  shoqërohet gjatë kësaj vizite nga disa ministra, deputetët e qarkut dhe zyrtarë të tjerë lokalë. Jashtë axhendës është lënë kryebashkiakja Zamira Rami.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al