Teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim informal me miliarderin George Soros.
Lajmi bëhet me dije nga djali i filantropit kontrovers, Alex Soros, i cili ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me kryeministrin Rama dhe babain e tij.
Djali i Soros e përshkruan me entuziazëm takimin me Ramën dhe madje thotë se është i joshur nga veshja e tij.
“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simboli i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vemti Kryeministër që mban veshut T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë persoonale, përveç respektit”, shkruan djali i Soros.