• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eduard Selami tregon lidhjet e Bashës me Sorosin dhe zbulon gënjeshtrën e kreut të PD-së

10/07/2017
Eduard Selami tregon lidhjet e Bashës me Sorosin dhe zbulon gënjeshtrën e kreut të PD-së

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami i ka bërë thirrje rivalit në garë, Lulzim Basha që të hapë partinë duke shembur murin e autoritarizmit.
Selami deklaroinë Report TV se Lulzim Basha kishte pranuar një marrëveshje paraprake që debati në Korçë të ishte i hapur, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Unë nuk e dija që debati në Korçë ishte me dyer të mbyllura, e dija se ishte me dyer të hapura. U befasova kur e mora vesh, që nuk ishin lejuar mediat. Hape Partinë Demokratike zoti Basha, shembe murin e “Berlinit” të autoritarizmit në PD, që të fitojë më i miri” iu drejtua Selami, kryetarit të ngrirë të PD.

Debati për Sorosin, Selami: Basha gënjen, e falënderoi për bursën
Eduard Selami e akuzoi Lulzim Bashën si gënjeshtar në debatin që u zhvillua në Korçë për fondacionin e Sorosit në Shqipëri. Sipas tij, Basha ka përfituar bursë studimi nga Soros dhe për këtë e ka falënderuar gjatë takimit që filantropi zhvilloi në selinë e PD në 2014 por në Korçë e mohoi.

Madje, Selami sfidoi Bashën duke thënë se nëse nuk ishte e vërtetë që ai e ka falënderuar Soros në selinë e PD gjatë takimit, largohet nga gara.

“Ky fonacion ka 20 vite në Shqipëri, por nuk kam kontakte të drejtpërdrejta. Bashkëshortja ime, Ilva Tare është në këtë fondacion, tani është kryetare e bordit, këtu filluan thashethemet.

Kur Basha foli e portretizoi me ngjyrat më të errëta, por nuk tha që kishte marrë bursë. Unë për herë të parë Soros e takova me Bashën para një viti, bashkë me Grida Dumën dhe Basha u tregua i ngrohtë me Soros dhe i shprehu shqetësimet për atë po ndodhte në Shqipëri.

Aty tha edhe unë jam një njeri që kam përfituar nga bursa juaj. Dhe unë i them në takim, meqë ne duam të jemi të hapur thuaje edhe këtu që ke marrë një bursë, pasi sot është në krye të PD edhe falë asaj burse, por Basha e mohoi këtë gjë se unë isha aty.

Unë jap dorëheqje dhe nga gara nëse nuk e ke thënë ti këtë, që e ke përfituar bursën dhe e ke falënderuar’ deklaroi ai.

Gara, Selami: Drekova me Patozin, Berisha më mbështet
Selami tregoi gjatë bisedës së ish-kryeministri Sali Berisha kishte mbështetur disa nga shqetësimet e tij për garën që po zhvillohet në PD, ndërsa zbuloi se kishte drekuar me Patozin, por nuk pranoi kërkesën e tij që të tërhiqej nga gara.

“E ftova për një drekë Patozin dhe ndamë shqetësimet, por nuk iu përgjigja ftesës së tij për të mos kandiduar. Jam takuar edhe me Berishën, takim ishte i iniciuar nga ai dhe ndamë shqetësimet në PD.

Iu mbështet? Po patjetër që më mbështet. Bëri thirrje për bashkim dhe unë jam dakord. Ka vend për të gjithë” tha ai.

Selami në fund të intervistës u shpreh se ende nuk e kishte listën e anëtarësisë që do të votojë për zgjedhjet e 22 korrikut.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al