• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia, Dede: Humbje e hidhur në finalen e Kupës, por ky është futbolli

13/05/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede analizoi humbjen 3-2 në Kupë ndaj Dinamos.

“Ky është futbolli, nuk varet çdo gjë vetëm nga ne. Pishman? Shumë mendime të vijnë në kokë dhe ajo që është më e rëndësishme… më vjen keq për pjesën e parë pavarësisht kartonit të kuq të Bakayoko, nuk e kam parë si pamje. Më vjen keq si pësuam golat, duhet të ishim në ekuilibër dhe bllok të mesëm. Ishte shumë shpejtë për një ndryshim dhe për t’u vendosur. Në momentin që pashë se 4-4-1 nuk shkonte, mendova të shkoja me 3-4-1. Mund të shpërbëheshim, por djemtë në pjesën e dytë, nuk kam asnjë pishman. Në disa situata mund të bënin më mirë. Ajo që nuk doja nga skuadra, mos të luanim me emocion. Gabimet erdhën prej emocioneve.

Në pjesën e dytë djemtë treguan se kush është kjo skuadër, dolën nga fusha dinjitozë. Më vjen keq që një finale u mbyll në mënyrë të shëmtuar me shumë diskutime dhe polemika, na hoqën të drejtën për të luajtur 2 apo 3 minuta. Të paktën duhet zbatuar rregullorja sipas çdo elementi. Nuk erdha i papërgatitur për këtë diskutim. Ka filluar sqarimi i Ilir Dajës në minutën e 93-të, nuk është luajtur për 2 minuta, si mund të shtohen vetëm 40 sekonda. Nuk po flas për topat e hedhur në fushë, është epokë e lashtë në gjykimin tim. Prandaj mendoj se finalja u mbyll në mënyrë të shëmtuar. Qëllimi nuk e justifikon mjetin, me të tilla mjete jo. Ajo që i kërkova Xhemajlit, ishte që mos të luanim me bllok të ulët. Duhet të luanim më lart, për të mos i lënë Dinamos komfortin. Dinamo na e bëri vertikalen me dy krosime. Kjo ishte ajo që më mbeti peng përsa i përket pjesës së parë të ndeshjes.

Mendoj që kaluam në një aventurë sportive, për të vetmin fakt sepse në pushim me lojtarët thamë që të shënonim një gol dhe të luanim ndeshjen tonë. Po luanim gati 1 kundër 1 në gjithë fushën, hipëm lart Aleksin dhe Fernandon. Kur pashë që shkonim me pak forca në sulm, atëherë mendova që do të ishte më mirë që edhe Adjessa të ishte pjesë. Ai bëri mirë, mendoj që bëri shumë mirë, ndihmoi shumë skuadrën. Më kujtohet që shënoi edhe një gol, nuk e di pse arbitri e ka menduar për faull. Të kthehem tek problemi taktik. Me Selmanin po mbanim gjerësinë në një krah dhe me Fangaj në krahun tjetër, kështu Adjessa bëhej mbështetje.

Unë e thashë pak. Në mënyrën se si i morëm golat, e kishim përgatitur që Aliji dhe Dita mos të luanin komfort. Gjithsesi, nuk ia dolëm dot sepse mbetëm me 10 lojtarë. Mendoj që në ato minuta bëmë mirë, por ishim pak dhe nuk kishim mundësi të shkonim më shumë se 2 herë në zonën kundërshtare. Me këto lëvizje, u fut në lojë Fernando. Nuk e patëm këtë mundësi dhe kështu ishte mënyra për të presuar Dinamon. Komplimente për forcën e djemve, sidomos për forcën që patën deri në fund, deri në minutën e 95-të plus dy që na i hoqën. Në Final Four shpresoj që të fitojmë në 90 minuta sepse nuk do të kemi asnjë shans tjetër”, tha Dede.

Related Posts

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

VIDEO/ Gol për panoramë, Muçi “rrëmben skenën”, çon Trabzonin në finalen e Kupës

13/05/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

Egnatia, Dede: Humbje e hidhur në finalen e Kupës, por ky është futbolli

13/05/2026
VIDEO/  Festa në “Air Albania”, Dinamo “ngre në qiell” Kupën e Shqipërisë
Sport

VIDEO/ Festa në “Air Albania”, Dinamo “ngre në qiell” Kupën e Shqipërisë

13/05/2026
VIDEO/ Kupa e Shqipërisë i takon Dinamos, fitore zemre në finale ndaj Egnatias
Sport

VIDEO/ Kupa e Shqipërisë i takon Dinamos, fitore zemre në finale ndaj Egnatias

13/05/2026
VIDEO/ Kupa e Shqipërisë i takon Dinamos, fitore zemre në finale ndaj Egnatias
Sport

VIDEO/ Kupa e Shqipërisë i takon Dinamos, fitore zemre në finale ndaj Egnatias

13/05/2026
Kupa në shifra, dominim i fushës dhe mesatare e lartë golash
Sport

Kupa në shifra, dominim i fushës dhe mesatare e lartë golash

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Egnatia, Dede: Humbje e hidhur në finalen e Kupës, por ky është futbolli

13/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al