• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia dëshiron kualifikimin dhe milionat e Europës, kërkesat për bileta janë rritur ndjeshëm

02/08/2025
Egnatia dëshiron kualifikimin dhe milionat e Europës, kërkesat për bileta janë rritur ndjeshëm

Egnatia e Rrogozhinës po jeton ditët më të lavdishme në historinë e saj. Klubi që vetëm disa vite më parë bënte përpjekjet për të ngjitur shkallët e futbollit shqiptar, sot është në turin e tretë të Conference League, duke kaluar për herë të parë dy raunde europiane.

Kualifikimi ndaj Dinamo Minskut nuk ishte thjesht një sukses teknik, por një provë karakteri, vendosmërie dhe pjekurie për një skuadër që nuk ndalet më në ëndërrimin e saj. Në fitoren ndaj bjellorusëve u pa qartë një skuadër me bosht të qartë, me ide të pastra loje dhe me përqendrim maksimal në momente kyçe. Në ndeshjen e kthimit, Egnatia mbrojti me mençuri avantazhin minimal dhe arriti të menaxhojë presionin, duke treguar se suksesi i turit të parë nuk ishte rastësi. Loja pragmatiste e Tetovës, forca e grupit dhe ekuilibri mes reparteve janë bërë identiteti i kësaj skuadre, e cila nuk ka emra të mëdhenj, por funksionon si një mekanizëm i mirëvajtur.

TANI VJEN OLIMPIJA LJUBLJANA – Përballja e radhës është tashmë e qartë: Olimpija Ljubljana, një emër me më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare. Ndeshja e parë do të luhet javën që vjen në transfertë, ndërsa kthimi në Rrogozhinë pritet të jetë një tjetër mbrëmje emocionuese për tifozët dhe komunitetin. Sfida është e vështirë, por jo e pamundur. Egnatia e këtij sezoni ka treguar se di të luajë me nerva të ftohta dhe nuk trembet përballë emrave më të mëdhenj. Pavarësisht mungesës së eksperiencës, ajo që e veçon këtë skuadër është qetësia, bindja në mënyrën e lojës dhe dëshira për të ecur më tej.

LAVDIA DHE PARATË – Kualifikimi në turin e tretë nuk sjell vetëm lavdi sportive, por edhe përfitime konkrete financiare. Me kalimin e çdo turi, shpërblimi nga UEFA rritet dhe arkëtimet gjithashtu. Tashmë, jo vetëm që është në lojë, por është bërë edhe model për mënyrën se si ndërtohet një projekt solid: pa zhurmë, pa bujë mediatike, por me punë të heshtur dhe profesionalizëm. Në qytet ndjehet qartë atmosfera entuziaste. Rrogozhina është veshur me simbolet e klubit, ndërsa kërkesa për bileta është rritur ndjeshëm që tani. Lojtarët, stafi dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se përballja me Olimpijën do të jetë një sfidë më e fortë se të mëparshmet, por asgjë nuk është më e bukur sesa të provosh kufijtë e mundësive të tua. Klubi është në rrugën e duhur, skuadra është e uritur dhe ëndrra europiane tashmë ka marrë formën e një realiteti të bukur. Ndeshja me Olimpijën është thjesht kapitulli tjetër i një historie që ende nuk ka arritur kulmin. Një histori që e ka nisur në heshtje… por po shkruhet me germa të arta.


Related Posts

Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin – Balkanweb.com – News24
Sport

Në pritje të vendimit final, Ronaldo rikthehet në kombëtare?

27/10/2026
Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami eliminohet (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse

27/10/2026
Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”
Sport

Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”

27/10/2026
Pritet ende përgjigja për Brojën, klubi pranë firmës me personin që do ketë në dorë fatin e tij
Sport

Pritet ende përgjigja për Brojën, klubi pranë firmës me personin që do ketë në dorë fatin e tij

27/10/2026
I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Bayern pret rikthimin e trajnerit, zbulohet gjendja e Kompany

27/10/2026
Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor – Balkanweb.com – News24
Sport

Muçi është unik dhe bëhet më i miri në Turqi: E lehtë me ata që kemi në sulm, por duhet ta nisim me seriozitet

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin – Balkanweb.com – News24

Në pritje të vendimit final, Ronaldo rikthehet në kombëtare?

27/10/2026
Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami eliminohet (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse

27/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al