Andre Jago do të jetë me Egnatian ndaj Lilestrom. Egnatia kishte harruar ta përfshijë në listën e publikuar në rrjetet sociale, por “Panorama Sport” mëson se braziliani ndodhet me pjesën tjetër të skuadrës në Norvegji.
Jago është plotësisht gati dhe nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede. Afrimi i merkatos së verës nga Vllaznia luajti titullar në sfidën e kaluar ndaj Lilestrom, që u mbyll me barazim në Rrogozhinë.
Egnatia synon grupet e Ligës së Europës. Për këtë duhet të fitojë nesër(27 gusht) në finalen e “play off” ndaj Lilestrom.
Mungesa e vetme e rrogozhinasve është ajo e Haime. Ky i fundit qëndron i dëmtuar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









