• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia kërkon kthesën, kurrë kaq larg vendit të parë

17/02/2026
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Barazimi i marrë ndaj Vorës këtë fundjavë ka lënë një shije të hidhur në Rrogozhinë, sepse rrallëherë më parë Egnatia është gjendur kaq larg me pikë vendit të parë. Një pozicion që bardhejeshilët ishin mësuar ta shihnin si “pronë” të tyre gjatë dy sezoneve të fundit, tashmë duket më i largët se kurrë. Situata ka ndryshuar ndjeshëm, me rrogozhinasit që kanë kaluar në rolin e ndjekësit, ndërsa përpara shohin Vllazninë, e cila ka krijuar një diferencë prej pesë pikësh në krye.

Duke pasur parasysh formulën e këtij edicioni në kampionat, ku pas përfundimit të katër fazave pikët nuk do të zerohen, por vetëm do të përgjysmohen për katërshen e parë, çdo hap fals në këtë moment peshon dyfish. Egnatia nuk mund t’i lejojë vetes luksin që diferenca me shkodranët të thellohet edhe më shumë, pasi çdo pikë e lënë rrugës sot, nesër mund të kushtojë shumë në garën për titull.

VAZHDIMËSIA, PROBLEMI KRYESOR – Më shumë sesa dy pikët e humbura ndaj Vorës, ajo që shqetëson realisht në kampin e kampionëve është mungesa e vazhdimësisë. Egnatia ka treguar se e ka të vështirë të ndërtojë një seri rezultatesh pozitive, duke bërë që herë pas here të humbasë terren me kreun, edhe pse deri tani mbetet forca e dytë e kampionatit. Shifrat flasin qartë: në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka marrë vetëm një fitore, atë ndaj Flamurtarit në transfertë. Më pas kanë ardhur tre barazime dhe një humbje në Rrogozhinë përballë Tiranës, një bilanc që tregon luhatje të ndjeshme dhe mungesë stabiliteti në momente vendimtare. Pikërisht këtu qëndron edhe diferenca me Vllazninë, e cila ka ditur të ruajë ritmin dhe të përfitojë nga çdo ndalesë e rivalëve. Në një kampionat kaq të ekuilibruar, ku diferencat krijohen në detaje, mungesa e konsistencës mund të kthehet në penalizim të madh.

KTHESA – Megjithatë, sezoni është ende i hapur. Po luhet faza e tretë dhe ka ende ndeshje për t’u rikuperuar, përpara se të nisë faza e katërt vendimtare. Por koha për justifikime ka mbaruar. Egnatia ka nevojë për një reagim të menjëhershëm, jo vetëm në lojë, por mbi të gjitha në rezultate. Këtë javë bardhejeshilët presin në shtëpi Dinamon, në një duel direkt që merr vlera të shumëfishta. Fitorja nuk është thjesht objektiv, por detyrim. Një tjetër hap fals do të rrezikonte jo vetëm diferencën me kreun, por edhe moralin e skuadrës në një moment delikat të sezonit. Nëse Egnatia synon të mbrojë fronin dhe të rikthehet protagoniste absolute në garën për titull, kthesa duhet të nisë tani. Përndryshe, pesë pikët e sotme mund të shndërrohen shumë shpejt në një hendek të pakapërcyeshëm.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”
Sport

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

08/10/2026
Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern
Sport

Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern

08/10/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë
Sport

Këto vajza meritojnë mbështetjen e të gjithëve ne – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro – Balkanweb.com – News24
Sport

Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro

08/10/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues
Sport

Elbasani kërkon serinë e fitoreve, Vora pikënisja e verdhebluve – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
Aleksander Čeferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si President i UEFA-s
Sport

Aleksander Čeferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si President i UEFA-s

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al