• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia në krizë të paprecedentë, tre disfata radhazi… Rrogozhinasit humbasin identitetin në kampionat

28/04/2026
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia ka qenë gjatë viteve të fundit një nga shembujt më të qartë të stabilitetit në futbollin shqiptar. Skuadër që është rritur gradualisht, që ka ndërtuar identitet mbi rezultate të qëndrueshme dhe që është pozicionuar vazhdimisht mes pretendenteve për titull.

Pikërisht për këtë arsye, ajo që po ndodh aktualisht përbën një kontrast të fortë me historinë e saj të afërt. Seria prej tre humbjesh radhazi në kampionat përbën një rekord negativ që nuk kishte ndodhur më parë në vitet e fundit të Egnatias si skuadër pretendente. Është një ecuri që thyen jo vetëm ritmin sportiv, por edhe imazhin e konsoliduar të një ekipi që rrallë binte në seri të tilla. Në kampionate të mëparshme, Egnatia ka qenë e njohur për aftësinë e saj për të reaguar shpejt pas një rezultati negativ. Pikërisht kjo e bën edhe më të rëndë faktin që këtë herë, humbjet nuk kanë ardhur të izoluara, por në vazhdimësi.

ECURIA NEGATIVE – Humbja fillimisht ndaj Tiranës u pa fillimisht si një ndalesë e zakonshme në kampionat. Por në vazhdim, ajo u kthye në pjesë të një serie që e ka ndryshuar krejtësisht dinamikën e skuadrës, sepse u mund edhe nga Flamurtari dhe në fund nga Vora, për më tepër në shtëpi. Për një ekip që ishte mësuar të ndërtonte seri pozitive dhe të mbante ritëm të lartë konkurrues, tre humbje radhazi përfaqësojnë një devijim të qartë nga standardi i vendosur në sezonet e fundit. Nuk është thjesht një rënie forme, por një ndërprerje e një modeli që deri tani kishte funksionuar në mënyrë të qëndrueshme. Ecuria e tri ndeshjeve të fundit e bën situatën edhe më të qartë. Egnatia ka pësuar shtatë gola dhe ka arritur të shënojë vetëm një, një bilanc që tregon një humbje të ekuilibrit në të dyja fazat e lojës. Në mbrojtje, skuadra nuk ka arritur të ruajë stabilitetin që e ka karakterizuar më parë, ndërsa në sulm mungon efikasiteti dhe qartësia në finalizim. Ky kombinim ka bërë që rezultatet të vijnë njëra pas tjetrës në kah të kundërt.

LARG TITULLIT – Më shumë sesa pikët e humbura, ajo që bie në sy është fakti se kjo seri prek një nga elementët kryesorë të Egnatias së viteve të fundit: besueshmërinë. Skuadra ishte ndërtuar mbi idenë se ishte e vështirë për t’u mposhtur në mënyrë të vazhdueshme, dhe se reagimi pas çdo gabimi ishte i menjëhershëm. Tre humbje radhazi e vënë në pikëpyetje pikërisht këtë element. Nuk është thjesht çështje forme, por edhe një test për mënyrën se si skuadra reagon kur përballet me presion të vazhdueshëm. Në këtë pikë të sezonit, kjo seri negative ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në objektivat madhorë. Edhe pse matematikisht gara dhe formati i “Final 4” e mbajnë ende në lojë, realiteti në fushë tregon një distancë gjithnjë e më të madhe nga niveli që kërkohet për të qenë realisht në garë për titull. Për këtë arsye, sfida e Egnatias nuk është më vetëm rikthimi në formë, por ndalimi i një trendi që nuk ishte parë më parë në vitet e fundit. Një seri që ka ndryshuar ritmin e skuadrës dhe që kërkon një reagim të menjëhershëm për të mos u kthyer në një pikë kthese negative të sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Do largohet nga skuadra, mbrojtësi: City do jetë gjithmonë shtëpia ime
Sport

Do largohet nga skuadra, mbrojtësi: City do jetë gjithmonë shtëpia ime

28/04/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet përsëri me ndeshje të hënën, derbi i kryeqytetit nuk është kryendeshja e javës
Sport

“FINAL FOUR”/ Tani mund ta quani “Final 3”, prishet gara me njërën skuadër zyrtarisht jashtë luftës për trofe

28/04/2026
Do largohet nga skuadra, mbrojtësi: City do jetë gjithmonë shtëpia ime
Sport

Do largohet nga skuadra, mbrojtësi: City do jetë gjithmonë shtëpia ime

28/04/2026
“Ai është viktimë e një padrejtësie”, flet avokati i Rocchit: Nuk e di nëse do të kthehet, por do të dimë të mbrohemi mirë
Sport

“Ai është viktimë e një padrejtësie”, flet avokati i Rocchit: Nuk e di nëse do të kthehet, por do të dimë të mbrohemi mirë

28/04/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

Partizani dhe Kërnaja po kalojnë momentin më të vështirë, 12 gola në 6 ndeshje! Tani sezoni rrezikon të dështojë

28/04/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Ikën Dumbia dhe kthehen dy, te Partizani vazhdon situata e “zakonshme”

28/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia në krizë të paprecedentë, tre disfata radhazi… Rrogozhinasit humbasin identitetin në kampionat

28/04/2026
La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al