• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia në luftë për gjithçka, Kupa dhe titull në lojë

12/05/2026
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

Edhe pse ky sezon nuk ka qenë dominues sa dy të mëparshmit, Egnatia vazhdon të mbetet një nga skuadrat më të forta dhe më ambicioze të futbollit shqiptar. Rrogozhinasit kanë kaluar një sezon me shumë ulje-ngritje, me rezultate që shpesh nuk kanë reflektuar potencialin real të grupit, por në fund ajo që ka më shumë rëndësi është se ekipi ndodhet ende në garë për të fituar dy trofetë më të rëndësishëm të sezonit: Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion.

Në futboll, historia nuk e mban mend gjithmonë rrugën, por destinacionin. Dhe Egnatia ka ende mundësinë që ta mbyllë këtë sezon në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke realizuar sërish “bis”- in e shumëdëshiruar: Kupë dhe kampionat. Për Nevil Deden, ky është pa dyshim shansi i artë për të lënë menjëherë gjurmë në Rrogozhinë. Trajneri i ardhur me misionin për të mbajtur Egnatian në majat e futbollit shqiptar mund të shkruajë historinë e tij personale që në sezonin e parë, duke i sjellë klubit trofe të tjerë dhe duke fi tuar besimin e plotë të tifozëve dhe të drejtuesve.

KUPA – Objektivi më i afërt dhe më i realizueshëm për Egnatian është padyshim Kupa e Shqipërisë. Rrogozhinasit do të luajnë fi nalen ndaj Dinamos, në një sfi dë që mbart jo vetëm peshën e një trofeu, por edhe një motiv të fortë emocional. Ishte pikërisht Dinamo ajo që sezonin e kaluar i rrëmbeu Egnatias këtë trofe pas goditjeve të 11-metërshave, në një fi nale dramatike që la shije të hidhur te kampionët. Tani, një vit më vonë, ka ardhur koha për revansh. Finalja e nesërme është mundësia ideale për të mbyllur një plagë të hapur dhe për të rikthyer Kupën në Rrogozhinë. Fakti që Nevil Dede vendosi të lërë pushim disa prej titullarëve në ndeshjen e kampionatit ndaj Teutës tregon qartë se fokusi kryesor i momentit është fi nalja. Trajneri kërkon një skuadër sa më të freskët fi zikisht dhe mendërisht, të gatshme për të dhënë maksimumin në sfi dën që mund t’i sigurojë trofeun e parë nën drejtimin e tij. Shansi është i madh. Momenti është perfekt. Dhe Egnatia duket e vendosur të mos e lërë t’i shpëtojë nga duart një tjetër mundësi për lavdi.

KAMPIONATI – Nëse Kupa është objektivi më i afërt, titulli kampion mbetet sfi da më e madhe dhe njëkohësisht më prestigjioze. Pavarësisht gabimeve të shumta gjatë sezonit, Egnatia vazhdon të ketë shanse reale për të mbrojtur trofeun. Formula aktuale e kampionatit u jep rrogozhinasve mundësinë që gjithçka ta vendosin në fazën fi nale. Diferenca me Vllazninë dhe Elbasanin është vetëm tri pikë, një hendek minimal që mund të rikuperohet plotësisht. Praktikisht, Egnatia i ka ende të gjitha kartat në tavolinë. Gjithçka varet nga aftësia për të fi tuar përballjet direkte ndaj rivalëve kryesorë, si dhe për të triumfuar sërish ndaj Dinamos në fazën e “Final 4”. Me pak fjalë, kampionët në fuqi nuk kanë ndërmend të heqin dorë. Edhe pse në letër nisen me disavantazhin e tri pikëve, përvoja, cilësia e grupit dhe mentaliteti fi tues i japin Egnatias arsye të forta për të besuar deri në fund. Ndeshja ndaj Elbasanit pritet të jetë vendimtare. Një fi tore do ta mbante gjallë ëndrrën e titullit dhe do të konfi rmonte se Egnatia është ende skuadra që di të ngrihet në momentet më të rëndësishme.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”
Sport

“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”

12/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Vllaznia “tremb” rivalët, në Final 4 me sulmin më të shpërndarë të kampionatit

12/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Vllaznia “tremb” rivalët, në Final 4 me sulmin më të shpërndarë të kampionatit

12/05/2026
Dyshja Muçi-Onuachu, sulmi më efikas në Turqi
Sport

Akord i ri për Ernest Muçin, zbulohen prapaskenat e bisedimeve mes klubeve për transferimin e sulmuesit

12/05/2026
“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!
Sport

“Final4” gati për spektakël, flasin protagonistët: Japim gjithçka për titullin!

12/05/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Partizani “fërkon duart”, Tedi Cara drejt transferimit! Sulmuesi tregon detajet

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al