Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”.
Gjatë intervistës së saj me Rudina Magjistarin, ajo foli për eksperiencën e re si prezantuese sporti dhe dashur padashur, na zbuloi statusin e saj aktual.
Rudina e ngacmoi disi për çështjet e dashurisë, dhe Einxhel zbuloi se nuk është single.
“A je e dashuruar momentalisht?”, e pyeti Rudina.
“Hmm e dashuruar nuk mund të them, por kam dikë shumë përzemër”, tregoi prezantuesja.
E pyetur nga Rudina nëse do të pranonte një propozim në këto momente, Einxhel u shpreh se ka nevojë për më shumë kohë, as ajo e as personi në fjalë nuk janë ende gati.