• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekipi tregoi veten, vazhdojmë kështu – Balkanweb.com – News24

01/11/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede komentoi fitoren 1-2 ndaj Tiranës.

“Shpresojmë që Bitri nuk është ndonjë gjë shumë serioze. Bari sintetik e ka vendosur në vështirësi pak me një problematikë që ka pasur disa muaj më parë. Më vjen keq për Grudën, në një situatë që mund të përfitonte. Do bëjmë kontrollet nesër dhe të shohim. Në futboll ka të tilla probleme. Na shqetësojnë sepse kemi ngarkesë më të madhe se të tjerët. Po luajmë dhe do vazhdojmë çdo 3 ditë. Më kënaq dhe komplimentoj djemtë për dëshirën mbi të gjitha dhe motivin. Po mbajnë të njëjtin standard, nivel loje dhe personalitet të skuadrës.

Mendoj që në pjesën e dytë, çunat e kuptuan se diferenca në fushë ishte. Pavarësisht tranzicioneve që po bënte Tirana në pjesën e parë, evidentuam pikat e dobëta të tyre.  Zgjidhëm ndeshjen. Nuk mund të them sa fort jemi fizikisht përballë kundërshtarëve tonë. Diferenca bëhet. Bëmë rotacion, por nuk i ruajtëm dot të gjithë lojtarët. Problemi i Grudës dhe Bitrit, bëhet i pashmangshëm edhe për mua si trajner dhe për djemtë. Ata e kuptojnë që duhet të marrin përgjegjësi të mëdha, lodhje do ketë dhe shqetësime shëndetësore. Shpresojmë të mos jetë rasti i Sotës. Me vjen keq. Fitorja sot i dedikohet Sotës, këtu do fusim dhe Bitrin me Grudën.

Montenegro? Monte po mundohet shumë. Nuk po arrijmë dot t’i japim 90 minuta. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishme. Nuk do kishte vlerë fitorja përpara, nëse sot nuk do merrnim maksimumin e pikëve. Në momente të caktuara jemi ndikuar, për të kërkuar rezultatin. Këtu është pak faji im në thonjza. Mungesa e tolerancës për të dhënë minuta më shumë. Besoj se Monte do vijë shumë shpejt, është i rëndësishëm, e njeh skuadrën dhe mentalitetin tonë. Ka qenë pjesë e Egnatias dhe më përpara. Sot bëri mirë deri në minutën e 55-të, një nga Montenegrot më të mirë që kam parë. Duhet t’i japim kohën e tij. Nuk kam pasur mundësi që t’i jap kohën që mundet t’i falë një trajner një lojtari, për t’i dhënë ritmin e duhur dhe të përshtatet me të gjithë dhe intensitetin e skuadrës sonë.

Është njerëzore që edhe ata duan të performojnë mirë në Europë, siç kanë bërë deri tani. Ngarkesa është e madhe. Po mundohemi maksimalisht që djemve t’i shpërndajmë ngarkesat. Dëshira dhe përgjegjësitë që marrin në fushë, pasi e shohin se kundërshtarët na vendosin në vështirësi; Të gjithë duan të tregojnë më të mirën e tyre përballë nesh. Po krenohen edhe ata vetë me ne. Na shikojnë në televizor në Ligën e Konferencën. Dua të na tregojnë se ndoshta dikush nga ata meriton të jetë me ne ose të ishin ata në Europë. Kjo është luftë e fortë sportive, garë e gjatë dhe maratonë. Shpresoj që ne me këto pikë të rikthejmë përsëri entuziazmin, dhe këto 3 ditë të rikuperojmë energjitë e duhura për t’u përballur me Kraiovan në Europë”,


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

Fitorja ndaj Tiranës, Dede: Ekipi tregoi veten, vazhdojmë kështu

01/11/2026
VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah
Sport

VIDEO/ Eurogol i Muçit, sulmuesi kuqezi “rrëmben” skenën

01/11/2026
Ndeshja ndaj Teutës, tekniku i Partizanit: Bëjmë maksimumin
Sport

Ndeshja ndaj Teutës, tekniku i Partizanit: Bëjmë maksimumin

01/11/2026
Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë
Sport

Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë

01/11/2026
Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës

01/11/2026
Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nëntori kuqezi / Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës – Balkanweb.com – News24

01/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Fitorja ndaj Tiranës, Dede: Ekipi tregoi veten, vazhdojmë kështu

01/11/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

Ekipi tregoi veten, vazhdojmë kështu – Balkanweb.com – News24

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al