Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori dy persona. Shtetësja E.L, 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, akuzohet për veprën penale ‘Mashtrim’. Ndërkohë shtetasi M.H, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, akuzohet për veprat penale: “Punësim i paligjshëm”, ‘Mashtrim’ dhe “Fshehje e të ardhurave”.
©ArgjiroLajm.net









