Ekspertët britanikë të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se është ende herët për të folur për vdekshmëri më të lartë nga varianti i ri i koronavirusit. Kjo deklaratë erdhi pasi rrjeti BBC, në një konferencë për shtyp të kryeministrit britanik, Boris Johnson, citoi atë të thoshte se kishte prova të hershme se varianti i ri, i identifikuar së pari në Londër dhe në jug-lindje,mund të jetë më vdekjeprurës.
Drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik të Anglisë, Yvonne Doyle, thotë se ende nuk është “absolutisht e qartë”, që varianti i ri shkaktoi më shumë vdekje.
“Ka disa prova, por është provë shumë e hershme. Është numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se kjo do të ndodhë në të vërtetë”, tha ajo për BBC.









