Ekstremistë të Agimit të Artë në Greqi kanë bllokuar sot një prej godinave ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve në ishullin e Kretës. Ata kërkuan që të mos lejohet dhënia e mësimit në shqip. Në hyrje të godinës ata vendosën flamuj grek. Shkolla për shqiptarët u hap në Paleochora, me praninë e një zyrtari të ambasadës shqiptare nëAthinë. Mediat greke raportojnë se situata është tensionuar pasi në rrjet nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’.













