• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekzekutimi i biznesmenit nga Saranda, ja lëvizja që bëri sapo pa vrasësin të hynte në lokal

16/12/2022
Atentat mafioz, pronari i hotelit në Sarandë ekzekutohet në Tiranë

Biznesmeni Edmond Papaj (Hoxha) udhëtoi nga Saranda për në Tiranë këtë të premte. Pasdite u afrua në zonën e Selitës në lagjen ku banon vetë së bashku me vëllain e tij. Parkoi makinën G-Class. Hyri në lokalin ku shkonte sa herë vinte në Tiranë dhe porositi kafen.

Ishte vetëm në tavolinë. Në këto momente një person ka hyrë në lokal me kapuç në kokë dhe kokën ulur. Ka shkuar direkt te tavolina e 49-vjeçarit dhe pa thënë asnjë fjalë ka nxjerrë një pistoletë tip Glock.

Sapo biznesmeni pa personin e armatosur është përpjekur të mbrohej me çfarë i kapi dora në tavolinë ku kishte vetëm një tavëll duhani. Por autori qëlloi 9 herë dhe u largua në këmbë. 49-vjeçari humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

Kjo është pak a shumë ajo që ndodhi pasditen e së martës në një nga zonat më të populluara të Tiranës ku u konsumua një tjetër krim i rëndë. Policia tha se ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen vrasjes së pronarit të një hoteli të njohur në Sarandë.

Në pyetje të shpejta janë marrë menjëherë familjarët dhe dëshmitarët. Oficerët e policisë janë duke mbledhur kamerat e policisë në zonë për të zbardhur lëvizjet e autorit. Burime, nga hetuesit thanë se vrasësi e ka ndjekur këmba-këmbës viktimën.

Pas ngjarjes ai ka humbur gjurmët në këmbë nëpër rrugica. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar në krim. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Për një periudhë kohe kishte jetuar në Britaninë e Madhe.

Ndaj policia është duke verifikuar nëse ka pasur konflikte së fundmi, si dhe aktiviteti në Angli nëse është përfshirë në aktivitete të paligjshme. Mediat raportojnë se vite më parë, viktima ishte dënuar në Greqi për trafik droge.

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al