Elbasani i dhuron një leksion të pastër futbolli Vllaznisë, triumfuan 3-1 në “Elbasan Arena” duke i rrëmbyer kreun e klasifikimit. Me 62 pikë 3 javë përpara fundit, djemtë e Gvozdenovic hedhin një hap të rëndësishëm drejt një ëndrrës të madhe, të rikthejnë në shtëpi titullin kampion, kjo sfidë ishte pa diskutim një test prove i fortë, një sukses që solli festë edhe në rrugët e qytetit.
Me 54 pikë, Egnatia bëhet ekipi i tretë që siguroi matematikisht një biletë për në FINAL4, por dukshëm ekipi i Tetovës nuk është në formë në këtë fund sezoni, këtë e vërtetuan edhe një herë në javën e 33-të ku pësuan një humbje 0-2 brenda në shtëpi përballë Vorës.

Tre javë përpara fundit, mbetet ende e hapur gara për vendin e fundit në FINAL4, me Dinamon dhe Partizanin që ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh, 45-të.

E hapur dhe e luftuar mbetet edhe gara për të mbijetuar në elitë, ku 5 ekipe janë në garë për tre vende.






