• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër

08/10/2026
Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim kritik në Kuvend teksa diskutohet dhe pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale, duke paralajmëruar se do votojë kundër.

elisa spiropali

Spiropali ka deklaruar se nuk e konsideron reformën territoriale si një reformë të mirëfilltë, duke theksuar se thelbi duhet të jetë decentralizimi, autonomia vendore dhe mënyra se si qytetarët marrin pjesë në vendimmarrje.

Ajo kritikoi gjithashtu qasjen e disa deputetëve të mazhorancës, duke thënë se nuk ka vend për tone triumfaliste dhe për pretendime se një forcë politike duhet të fitojë të gjitha bashkitë.

“Prandaj më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë, miq, shokë këtu, që flasin me tone triumfaliste. Ne jemi më të fortë se kurrë, ne jemi më të fuqishëm se asnjëherë, ne do i mundim të gjithë, ne do i fitojmë të gjitha bashkitë. Jo, mo, jo. Nuk duhet t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë. Nuk është normale t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë”, u shpreh ajo.

Ajo u ndal edhe te sistemi zgjedhor, duke kërkuar hapjen e tij dhe më shumë përgjegjësi për deputetët.

“Jo vetëm duhet të reformojmë pushtetin tonë lokal, por edhe sistemin tonë zgjedhor, që nuk prodhon më asgjë. Një sistem zgjedhor me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Këtu do votohet, kjo është lista jonë. Por jo, mo, jo. Sistemi politik duhet hapur. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Sepse ne as jemi kartona, as jemi në vend të dikujt, as jemi bedela, as jemi njerëz që nuk kemi përgjegjësi”, deklaroi Spiropali.

Në fund ajo theksoi se politika nuk duhet të bëhet për karriget dhe se partitë duhet të përballen me nevojën për vetëpastrim, dhe pushtetarët të marrin përgjegjësi.

“Nuk rrojmë për një karrige, rrojmë që të lëmë pas diçka dhe t’i bëjmë këtij vendi një të mirë, duke pastruar veten, të themi e zeza është e zezë dhe e bardha është e bardhë. Dhe të gjithë njerëzit që duhet të përballen me të vërtetat e tyre, në rast se kanë futur duart te xhepat e qytetarëve, nëse kanë përdorur pushtetin deri në ekstrem…”, përfundoi ajo.

Elisa Spiropali: Me kaqardhje shumë të madhe po e marr fjalën kur shoh që jo vetëm në këtë parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë, por edhe më gjerë, kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit.

Dhe është bërë gati-gati e pamundur të jesh në jetën publike dhe të mos reflektosh, kur je në Kuvend dhe kur je jashtë, për atë që ne duhet ta bënim së bashku, por që në fakt së bashku e kemi rrënuar me vite e vite të tëra, duke i hequr njëri-tjetrit themelet, duke zhdukur çdo hapësirë normale komunikimi, festimi, besimi, mënyrë të ekzekutimit edhe të administrimit të pushtetit dhe të politikës.

Po e nis nga vetja, duke qenë se besoj se secili prej nesh duhet ta nisë nga vetja. Dua ta nis nga partia që përfaqësoj, nga shumica. Dhe unë besoj se sot reforma territoriale nuk është një reformë. Ne duhet ta themi këtu hapur, edhe pse i kemi thënë këtu me tone dramatike diskutimit. Sot nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse problemi nuk është se sa bashki kemi, por pyetja është se sa pushtet duhet të kenë bashkitë dhe pushteti vendor.

Jo se sa vendime marrim ne këtu, që dhe ato janë me rëndësi, por edhe sa vendime merren pranë qytetarit, që ai të ndihet pjesë e vendimmarrjes. Sa kompetenca, sa financa, sa përgjegjësi u takojnë komuniteteve lokale. Dhe a duhet të ketë një reformë territoriale pa decentralizim të vërtetë dhe pa autonomi vendore?

Unë mendoj se mund të ndryshoj hartën, është e lehtë. Hiq një kufi këtu, vër një kufi aty. Por a mund të ndryshojmë ne së bashku dhe të reformojmë ne pushtetin dhe se si konceptohet, ushtrohet? Dhe besoj se nga pushteti vendor mund ta kalojmë këtë analizë në të gjitha pushtetet.

A ndihen sot qytetarët më pranë vendimmarrjes apo më larg? Decentralizimi nuk është më çështje e pushtetit vendor dhe unë kam shumë besim që, pas diskutimeve sot dhe pas votimit, ne do të vazhdojmë me procesin e decentralizimit, që është filozofia e organizimit të shtetit tonë dhe shkon përtej hartave dhe numrave.

Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Kur duam vendimmarrje më pranë qytetarit, duhet të diskutojmë edhe për mënyrën se si përfaqësohet qytetari në parlament dhe për mënyrën se si zgjidhen deputetët.

Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa diskutuar për përqendrimin e pushtetit. Dhe këtu vijmë te diskutimi që i përket të gjithëve, si duhet të ndahet pushteti mes qeverisë, bashkive, parlamentit, institucioneve të pavarura, si funksionojnë partitë tona politike, si garantohet të kemi vendimmarrje të drejtë dhe demokraci brenda forcave politike, si sigurohet që autonomia vendore të shoqërohet me kontroll demokratik dhe llogaridhënie…

Po e them pa asnjë kompleks, kryetarët e bashkive nuk mund të trajtohen as si prefektë, as si drejtorë komunalë, as si elementë të rëndësishëm të partisë në pushtet. Dhe unë jam pjesë e kësaj shumice. Duhet t’u japim atyre kompetencat, peshën, përgjegjësinë, sepse i përfaqësojnë të gjithë. Ata nuk mund të thirren nëpër takime dhe të trajtohen sikur janë vartës. Dhe nga këtu duhet të vazhdojmë. Si e ushtrojmë ne pushtetin që kemi fituar?

Prandaj më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë, miq, shokë këtu, që flasin me tone triumfaliste, pa vend sot për të folur me tone të tilla. Ne jemi më të fortë se kurrë, ne jemi më të fuqishëm se asnjëherë, ne do i mundim të gjithë, ne do i fitojmë të gjitha bashkitë.

Jo, mo, jo. Nuk duhet t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë. Nuk është normale t’i fitojmë ne të gjitha bashkitë. Shqipërisë i duhet më pak përqendrim pushteti dhe i duhet një shtet më i fortë se individët.

Ne duhet që institucionet tona të jenë më të forta se njerëzit që i ushtrojnë. Ne i bëjmë njësh institucionet tona me krerët e atyre institucioneve, që nga partitë politike, krerët e institucioneve të pavarura, qeveria, parlamenti, të gjithë marrin një fytyrë vetëm.

Pushteti lokal, me shumë autonomi, më shumë decentralizim, më shumë demokraci, më shumë vendimmarrje. Më shumë deputetë që e meritojnë votën dhe nuk është puna e deputetëve të bindur. Është puna e deputetëve të përgjegjshëm.

Prandaj, jo vetëm duhet të reformojmë pushtetin tonë lokal, por edhe sistemin tonë zgjedhor, që nuk prodhon më asgjë. Një sistem zgjedhor me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Këtu do votohet, kjo është lista jonë. Por jo, mo, jo. Sistemi politik duhet hapur. Qytetari duhet ta dijë për kë voton.

Sepse ne as jemi kartona, as jemi në vend të dikujt, as jemi bedela, as jemi njerëz që nuk kemi përgjegjësi. Dhe mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Dhe sigurisht që revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme.

Parlamenti i të ardhmes nuk është parlament me të bindur. Këtu ka humbur politika si vokacion. Nuk kemi dëshirë të rrimë në Kuvend, të flasim me njëri-tjetrin. Nuk ka më. Shikoni, më shumë rrihet në kafe sesa rrihet në parlament të diskutohet njerëzisht për çështje që na bashkojnë dhe që na ndajnë.

Nuk jam dakord që të themi se kemi kaq vota dhe nuk keni çfarë të na bëni, se ne do votojmë. Nuk është as kjo mënyra si duhet t’i qasemi pushtetit. Ne duhet ta meritojmë fitoren, besimin. Ne duhet t’i ngjallim publikut se nuk kemi ardhur këtu vetëm për dy njerëz dhe vetëm për pushtetin.

Duhet të kemi guximin të reformojmë partitë tona, të reformojmë sistemin tonë elektoral, bashkitë, të zgjedhim aty njerëzit më të mirë, që dalin nga procese brenda partisë. Unë kam mbajtur një qëndrim në një kohë të caktuar dhe nuk ka qenë personal. Ka qenë për modelin.

Nuk rrojmë për një karrige, rrojmë që të lëmë pas diçka dhe t’i bëjmë këtij vendi një të mirë, duke pastruar veten, të themi e zeza është e zezë dhe e bardha është e bardhë. Dhe të gjithë njerëzit që duhet të përballen me të vërtetat e tyre, në rast se kanë futur duart te xhepat e qytetarëve, nëse kanë përdorur pushtetin deri në ekstrem, nëse kanë vjedhur vota, marrin pushtetin me dhunë dhe çdo gjë tjetër, të distancohemi totalisht. Dhe prandaj kam folur edhe për vetëpastrimin, që është një proces i nevojshëm.

Related Posts

Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës
Kryesore

Deputeti i PS ndryshoi qëndrim për territorialen, Berisha: Zgjodhe Big Marketin, jo vullnetin e Selenicës

08/10/2026
Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!
Kryesore

Braçe: Mu tha nominalisht në mbledhje grupi, po nuk e votove largohu. Ose do rri ose do iki!

08/10/2026
Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)
Kryesore

Mirela Kumbaro: Sot Libohova nuk është vendi i mungesave, por vendi i mundësive (VIDEO)

08/10/2026
“Burra që shisni gratë tek dashnoret, ju lanë si qen, laheshit me sapunin e Rrogozhinës”
Kryesore

Dritan Hila: Se ku e ka rentabilitetin Memaliaj me dy rreshta pallatesh. Këlcyra fshat ka qenë e fshat ka mbetur

08/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al