• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

EMRAT/ Kush janë 18 kandidatët për kreun e FBI-së shqiptare

03/02/2020
EMRAT/ Kush janë 18 kandidatët për kreun e FBI-së shqiptare

Prokuroria e posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) zyrtarizoi listën e të përzgjedhurve për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë. Nga 40 kandidatë që aplikuan, 22 janë përjashtuar, ndërsa vetëm prej 18 vijojnë garën në fazën e dytë.

1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ardian Çipa
5. Artan Pjetërnikaj
6. Artan Shkëmbi
7. Artur Beu
8. Atnan Shehu
9. Blerina Bajollari
10. Eduart Merkaj
11. Endrit Hoxha
12. Ervin Hodaj
13. Gentian Hilla
14. Gentjan Shehaj
15. Idajet Faskaj
16. Lindita Nushi
17. Pëllumb Seferi
18. Ylli Pjetërnikaj

SPAK thekson se komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ”, si më poshtë:

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
kritere:
a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qëndrimi i Francës, kundër testeve të reja gjinore në sport

Qëndrimi i Francës, kundër testeve të reja gjinore në sport

17/05/2026
Superdueli Joshua-Fury, Prenga mund të prishë gjithçka

Superdueli Joshua-Fury, Prenga mund të prishë gjithçka

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al