Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Policia ka shpërndarë një informacion paraprak për ngjarjen. Argjirolajm.net mëson se i plagosuri është shtetasi Flamur Pashaj. Për shak të gjendjes së rëndë ai do të transportohet drejt Tiranës me helikopter.
Njoftimi
Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.