Turqia do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin me të gjitha mjetet në konfliktin e saj me Armeninë. Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për luftën ndaj Azerbajxhanit.
Sipas tij, rruga e paqes kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit të Azerbajxhanit. Për ata që mbështesin shtetin hajdut (Armeninë), Erdogan paralajmëroi llogaridhënie. Përleshjet në kufi nisën të dielën herët, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar qindra viktima.