Siç shihet edhe nga foto, deputeti Ervin Salianji sapo ka mbërritur në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin. Ky vendim u mor nga Gjykata e Apelit ditën e djeshme. Më herët sot, Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, pavarësisht rezistencës së shfaqur nga deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD-së.